Një grua në Prishtinë është ankuar në Policinë e Kosovës se dy burra tentuan ta dhunonin.
Policia njoftoi se gruaja ka arritur të largohet, ndërsa të dyshuarit më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.
“Prishtinë 11.09.2022-21:40 Ankuesja femër kosovare ka raportuar rastin e lartcekur ndaj dy të dyshuar meshkuj të panjohur për të. E njëjta ka arritur të largohet nga të dyshuarit të cilët më pas me veturë janë larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.
Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente policore si “Tentim dhunimi”.