Mbrëmë pas mesnate në fshatin Çajle të Gostivarit, është ndaluar 53 vjeçari B.H, pasi gjatë ahengut familjar që është organizuar në oborrin e shtëpisë së tij, dyshohet se ka shtënë ku kanë pësuar dy gra nga fshati Çajle, H.I, 44 dhe M.M, 35 vjeçe.
Dy grat me lëndime janë dërguar në spitalin e përgjithshëm të Gostivarit Ferid Murat për t`iu dhënë ndihmën e parë.
Prokurori Publik dhe SPB Gostivar kanë kryer hetimet në vendin e ngjarjes.
Sektori i Punëve të brendshme të Gostivarit, tek personi i ndaluar ka gjetur dhe konfiskuar një pisto letë, e cila po ashtu është dërguar për ekspertizë të mëtejme.