Është gjetur trupi i pajetë i udhëtarit të 45-të!

Edhe një trup i pajetë është gjetur gjatë kontrollit shtesë në autobusin me shtetas të Maqedonisë së Veriut që u aksidentua në autostradën Struma në Bullgari.

Kështu, numri i viktimave nga aksidenti është rritur në 45, ashtu siç u njoftua në fillim të aksidentit tragjik.
Informacionin e ka konfirmuar zëvendësi i kryeprokurorit dhe shefi i Shërbimit hetues kombëtar të Bullgarisë, Borisllav Sarafov, njofton BNR.

“Në ora 21:15 në mbrëmjen tragjike nëpërmjet “Kapitan Andrevo” kanë hyrë 52 udhëtarë, prej të cilëve 45 i kemi gjetur në autobus, kurse 7 janë në spitalin “Pirogov”, tha ai.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...