Fatlum “King” Zhuta kthehet në aksion në Grand Hinckley- Kazino në Minesota më 18 Janar ku do të ketë ndeshjen e radhës . Fatlum Zhuta në një prononcim për Strugalajm potencon se ndeshja e radhës do të jetë një spektakël për të gjithë ata që do të jenë present në këtë eveiniment sportivë I cili organizohet në bashkëpunim me ‘’Greg Cohen Promotions’’.’’Do të jetë një ndeshje ku nuk do të mungojë spektakli dhe argëtimi për të gjithë ata që do të jenë pjesë e këtij evenimenti në Minesota’’përfundon ai.Fatlum Zhuta që në Amerikë njihet edhe me pseudonimin ‘’Kingu’’ boksieri nga Veleshta e Strugës që tashmë jeton dhe vepron në SHBA.Pas një karriere të suksesshme në Maqedoni dhe rajon ai me sukses po ndërton një karrier në boksin profesionistë në Amerikë.(Strugalajm.com)
![](https://strugalajm.com/wp-content/uploads/2019/01/10600430_562223040551106_654940649332967091_n-640x480.jpg)
![](https://strugalajm.com/wp-content/uploads/2019/01/11008450_659265747513501_1680915081210638304_n-640x480.jpg)
![](https://strugalajm.com/wp-content/uploads/2019/01/11742689_707571616016247_8853617811904584811_n-640x480.jpg)
![](https://strugalajm.com/wp-content/uploads/2019/01/26231001_1312281478878588_3049323701497224402_n-1-640x480.jpg)