Faturat e EVN-së, a ka diskriminime mbi baza etnike?

Adnan Abdulai nga iniciativa “Bollë më” për gazetën KOHA, është shprehur se njëra ndër kërkesat e kësaj iniciative ishte që të formohet dhe një Institut i jashtëm për t’i kontrolluar orëmatësit e energjisë elektrike, që të shmangen keqpërdorimet dhe padrejtësitë. Sipas tij, ka zëra se ka padrejtësi ndaj shqiptareve në çmimin e faturave. Ai foli për ankesat e disa qytetarëve shqiptarë, të cilëve faturat u vijnë më të shtrenjta, madje njëri prej tyre edhe pse kishte qenë jashtë shtetit, fatura për një muaj i ka ardhur 8000 denarë

Zenel MIFTARI

Shkup, 22 tetor – Disa muaj më parë Komisioni Rregullator Energjetik (KRRE), mor vendim që të rritë çmimin e energjisë elektrike për 7.4 për qind për amvisëritë familjare. Por menjëherë pas këtij vendimi, u shpreh pakënaqësia e qytetareve dhe shpërthyen protestat në disa qytete të vendit. Ky vendin shpalosi dhe “padrejtësitë”, që ju bëhet shqiptarëve në përllogaritjet e faturave, ku sipas disa konsumatorëve çmimet e faturave mujore dallojnë qartazi mes tyre dhe fqinjëve maqedonas. Sipas tyre, kjo ndodhë për shkak paragjykimeve që kanë drejtuesit e EVN-së, ndaj shqiptareve që ata e vjedhin rrymën dhe për shkak kësaj faturat u vijnë për 30 për qind më shtrenjtë.

Ndërkohë KRRE, bënë të ditur se nëse konsumatorët marrin fatura me shumë më të mëdha sesa ata kanë harxhuar duhet të paraqesin kërkesë deri te ky komision që të shqyrtohet problematika e tyre. Marko Bislimoski, ka deklaruar se komisioni për ankesave i cili është brenda KRRE-së, do ti ketë parasysh të gjitha kërkesat dhe do ju jep përparësi kërkesave të këtij lloji. Ai shtoi se, në periudhën e kaluar kanë pasur ankesa nga qytetarët që brenda një muaji u vijnë fatura shumë të larta të energjisë elektrike. “Nëse marrim ankesa ne do të veprojmë menjëherë në përputhje me rregulloren. Për më tepër, do të doja t’ju kujtoj se konsumatorët kanë mundësi që në mënyrë online ta paraqesin gjendjen e orëmatësit në EVN, me çka në bazë të këtyre të dhënave për harxhimin e energjisë elektrike në tarifën e lartë dhe të ulët do të marrin faturën reale për harxhimin e energjisë elektrike”, tha Bislimovski.StrugaLajm

Komisioni sqaroi se EVN-Home nuk duhet të ndërpresë furnizimin e energjisë elektrike për amvisëritë të cilët nuk i paguajnë faturat në muajt e ardhshëm nëntor, dhjetor, janar dhe shkurt. Konsumatori Muhamed Etemi nga Kumanova, për gazetën KOHA thotë se gjatë dimrit faturat e energjisë elektrike arrijnë deri në 4000 euro. “Pa marrë parasysh se nxehemi me energji elektrike përsëri një shumë e tillë është shumë e lartë për një muaj. Problemi është se nuk jemi të vetmit ne që përballemi me këtë problematik të EVN-së, e cila gati se në çdo shtëpi e në veçanti te ata shqiptare dërgon fatura me shifër më të mëdha se sa harxhon”, shprehet ai. Sipas tij, faturat e ardhura nga EVN është e pa mundur të mos jenë të fryra edhe gjatë krizës me virusin korona, që po pamundëson jetesën normale për familje të shumta, e në veçanti të atyre që jetojnë vetëm me asistencë sociale. Adnan Abdulai nga iniciativa “Bollë më”, për gazetën KOHA, është shprehur se njëra ndër kërkesat e kësaj iniciative ishte që të formohet dhe një institut i jashtëm për t’i kontrolluar orëmatësit e energjisë elektrike, që të shmangen keqpërdorimet dhe padrejtësitë. Sipas tij, ka zëra se ka padrejtësi ndaj shqiptareve në çmimin e faturave. Ai foli për ankesat e disa qytetarëve shqiptarë të cilëve faturat u vijnë më të shtrenjta, madje njëri prej tyre edhe pse kishte qenë jashtë shtetit, fatura për një muaj i ka ardhur 8.000 denarë.

Ndërkohë, sipas përllogaritjeve të iniciativës “Bollë më” rritja e energjisë elektrike është bërë për 9.8 për qind bashkë me TVSh-në dhe jo për 7.4 për qind. Adnan Abdulai thotë se problemi nuk është vetëm tek EVN-ja, por edhe te Qeveria dhe Parlamenti, sidomos tek deputetët maqedonas të cilët nuk i pranojnë kërkesat e kësaj iniciative për ta ulur TVSH-në nga 18 për qind në pesë për qind. Megjthatë, ai shpreson që përmes përkrahjes së qytetareve do t’ia arrijnë qëllimit të tyre. Ndryshe, në njoftimin e KRRE-së bëhet e ditur se qytetarët mund të shtyjnë pagesat e borxhit ndaj EVN-së ose të bëjnë kërkesë që të njëjtën ta paguajnë në minimum me gjashtë këste, për kategoritë e prekura nga kriza e virusit korona, të cilët dhe janë të evidentuar në Ministrinë për punë dhe politikë sociale. (koha.mk)

In : Aktuale

Loading...
loading...