Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe ka theksuar se 20 për qind e të infektuarëve me COVID-19 gjatë ditëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë të prekur nga lloji i mutacionit britanik.
Ai këtë e theksoi në emisionin “Klik Plus” në TV21, duke shtuar se për të arritur imunitet kolektiv, duhet që 60 – 70% e popullsisë të vaksinohen.
“Ajo që bota nuk e ka të qartë se çka pas vaksinimit është se si duhet të dimensionohen masat preventive”, theksoi ministri Filipçe.
Ai shtoi se tani për tani nuk ka nevojë për masa plotësuese kufizuese. (INA)