Filipçe :Këto janë të dhënat e fundit të Covid-19 në Maqedoni

Regjistrohen 708 raste të reja me Kovid-19, 11 të shëruar dhe 33 viktima

Konform të dhënave të Instituti për Shëndet Publik (ISHP) në 24 orët e fundit janë bërë gjithsej 2.763 testime, ndërsa janë regjistruar 708 raste të reja të Kovid-19, si dhe 11 pacientë të shëruar dhe 33 viktima, ka informuar Ministria e Shëndetësisë (MSH).

Nga 708 raste të reja nga Shkupi janë 341, Prilep 59, Kumanovë 41, Veles 37, Gostivar, Manastir dhe Ohër nga 26, Kavadar 23, Tetovë 8, Shtip 17, Koçan 16, Negotinë dhe Dibër nga 11, Gjevgjeli 10 , Strumicë 9, Strugë 7, Sveti Nikollë, Resnjë dhe Vinicë nga 5, Makedonska Kamenica 3, Kërçovë, Bogdanci, Demir Kapi dhe Dojran nga 2 dhe nga 1 në Radovish, Dellçevë, Berovë dhe Vallandovë.

Janë regjistruar vetëm 11 pacientë të shëruar, që nuk është numri i plotë i njerëzve të shëruar në 24 orët e fundit për shkak të azhurnimeve të softuerit, kështu që numri i përgjithshëm i personave të shëruar nga 24 orët e kaluara do të jepet në statistikat e nesërme. Prej tyre 3 janë nga Tetova, 2 nga Shkupi dhe Shtipi dhe 1 nga Velesi, Manastiri, Koçani dhe Probishtipi.StrugaLajm

Janë raportuar gjithsej 33 viktima, edhe atë 8 pacientë janë nga Shkupi, (85, 82, 78, 76, 75, 74, 45, 39), 4 pacientë nga Prilepi (71, 70, 70, 64) dhe nga Kumanova (81, 69, 62, 56), 3 pacientë nga Kavadari (70, 67, 58), 2 pacientë nga Gostivari (67, 64), Manastiri (75, 67), Velesi (71, 51) dhe Negotina (73, 71) dhe nga një person i vdekur është raportuar nga Tetova (59), Ohri (70), Koçani (74), Kërçova (74), Gjevgjelia (66) dhe Berova (69). Nga 33 viktimat të gjithë kanë vdekur në kushte spitalore.

In : Aktuale

Loading...
loading...