Floririn e fshehu në pantalona zbulohet nga dogana

Doganierët kanë konfiskuar mbi një kilogram bizhuteri ari në vlerë prej 4 milionë denarë, në hyrje të vendkalimit kufitar Bogorodicë, me çka është penguar edhe tentimi për të shmangur pagesën e taksës së importit në vlerë prej një milion denarë.

“Ari u zbulua gjatë kontrollit personal të një pasagjeri, i cili tentoi të fshihte bizhuteritë në pjesën e brendshme të pantallonave te të brendshmet që kishte veshur. I njëjti ishte i paketuar në katër çanta me 60 gjerdan, 13 unaza, 128 vathë dhe 48 byzylykë. Ari do t’i dorëzohet Bankës Popullore, ndërsa kundër pasagjerit do të bëhet kallëzim penal”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Doganave.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...