“Politikania më e bukur e Ballkanit vjen nga Kosova!”- Me këtë titull e ka nisur shkrimin, gazeta gjermane “Kosmo”, kushtuar deputetes së parlamentit të Kosovës, Dude Baljes, 42 vjeçare.
Dude Balja shkaktoi në fillimet e saj, një trazirë në politikë dhe media për shkak të pasurisë së saj të madhe, por tashmë është evidentuar si politikania më e bukur në Ballkan nga ‘Kosmo.at
Vetë deputetja e Kosovës me origjinë boshnjake u shpreh në portalin “Prive.al”, që shpesh merr komplimente nga burrat dhe “prandaj burri im është shpesh xheloz”. Ajo ka tre fëmijë.
Duda ka qenë kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, të Drejta të Barabarta dhe Persona të Humbur dhe ka një diplomë Master në Administrim Biznesi si edhe Doktoraturë në Menaxhimin e Burimeve Njerëzore
Mediat në Shqipëri dhe Kosovë kur ajo doli deputete, raportuan se kishte një pasuri të madhe: një apartament 60 metra katror në vlerë prej 80,000 eurosh; një shtëpi 500 metër katror me vlere 150,000 euro; dy hapësira zyre të burrit të saj në vlere prej 280,000 eurosh dhe dy makina me vlerë totale 30,000 euro.
!['Die schönste Politikerin' - Deputetja më e bukur e Ballkanit është nga Kosova!](https://www.syri.net/uploads/syri.net/images/2019/September/06/auto_Schonste-Politikern-Balkan-Duda-Balje1567762730.jpg)
![](https://www.syri.net/uploads/syri.net/images/2019/September/06/auto_du15-21567761067.jpg)
![](https://www.syri.net/uploads/syri.net/images/2019/September/06/auto_34345400_1927796617510964_3010609497098944512_n1567764460.jpg)
![](https://www.syri.net/uploads/syri.net/images/2019/September/06/auto_34645968_1929461110677848_6476887253044953088_n1567764460.jpg)
![](https://www.syri.net/uploads/syri.net/images/2019/September/06/auto_35286503_1933241570299802_145548779439783936_n1567764461.jpg)