Në ujërat e bregut perëndimor të Koresë së Jugut, janë gjetur mbetjet e anijes ruse për të cilën supozohet se ka transportuar ar me vlerë prej rreth 130,5 miliardë dollarë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas mediave lokale, mbetjet e anijes luftarake “Dmitriy Donskoy” të marinës ruse janë nxjerrë nga ujërat e ishullit Ulleungdo.