GRUBI: KOMUNAT TONA JANË AMANET ALI AHMETIT, E AMANETI NUK HARROHET

Edhe kur i bëjnë ato punë të pahijshme, ne i falim. Edhe kur nuk dinë të punojnë, ne do t’ju ndihmojmë, edhe kur nuk do t’i realizojnë projektet ne do t’ju qëndrojmë prapa sepse ju jeni amanet i 2001-it, ju jeni amanet i Ali Ahmetit dhe amaneti nuk harrohet, fjala e dhënë nuk mund të lihet prapa. Kështu ka thënë zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi sonte gjatë prezantimit të kandidatit për kryetar komune në Bogovinë, Besnik Emshiu dhe listës së kandidatëve për këshilltar.

“Ali Ahmeti na ka thënë që të punojmë shumë më tepër për komunat të cilat nuk menaxhohen nga BDI se sa edhe nga vet komunat të cilat drejtohen nga ne.

Është njeri i madh, nuk lë pas asnjë njeri, edhe kur hidhërohemi ne, na pajton, edhe ju në qoftë se jeni hidhëruar para katër viteve do të pajtohemi me 17 Tetor sepse e kemi parë zonja dhe zotërinj, MJAFTË MË nga njerëz të paaftë, MJAFTË MË me njerëz të paditur, na duhen njerëz të cilët do u prijnë proceseve përpara dhe një prej tyre është Besnik Emshiu me numrin 3”, është shprehur Grubi gjatë tubimit të sontëm të BDI-së në komunën e Bogovinës.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...