Ramush Haradinaj e ka quajtur ‘budallaki’ padinë e kryeministrit Edi Rama ndaj tij.
‘’Jam befasuar nga budallakia e Edi Ramës. Kjo është budallaki. Nuk e di me kënd këshillohet dhe kush e ka cu kësaj rruge. Për mua ka qenë problem angazhimi i tij në temën e ndarjes së Kosovës’’, ka thënë sonte Haradinaj në ‘Çim Peka live’.
Tutje ai ka komentuar edhe deklaratat e Ramës nga Tirana, në prani të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, i cili adresoi kritika e fjalë të rënda për liderët kosovarë pse nuk morën pjesë në Samitin për Mini-Shengen.
‘’S’është protokoloare me na ofendu në fytyrë të Vuciqit. Ai kurrë s’do t’i folte ato fjalë për Dodikun apo dikë tjetër para Ramës. Ai e ka nënçmuar veten’’.