Ilir Hasani
Masat restriktive zakonisht janë të pakëndëshme, por kur nevoja e padiskutueshme e kërkon atëherë të njëjtat bëhen të domosdoshme. Kujdesi duhet të jetë mbi gjithçka se përkeqësimi i gjendjes mund të na çoj në masa edhe më të rrepta.
Në seancën e nesërme të qeverisë, një paketë tjetër e masave do të propozohet që mund të zvogëlojë numrin e të infektuarve me Covid-19.
➡️ Të gjithë operatorët ekonomikë të punojnë deri në orën 23:00;
➡️ Kufizimi i kapacitetit në transportin publik deri në 50 përqind;
➡️Rekomandim për të gjithë administratën shtetërore dhe publike, rekomandim për bashkitë(komunat) dhe gjykatat, sipas mekanizmit të punës, procesi i punës duhet të zhvillohet me ndërrime ose online nga shtëpia, ose të zvogëlohet me një sistem rotacioni dhe secili prej institucioneve sipas karakteristikave të procesit të punës.
E gjithë kjo me paketën e masave që do të diskutohet nesër në Parlament. Ligji për Mbrojtjen e Popullsisë nga Sëmundjet Infektive tashmë është dhënë nën një procedurë të shkurtuar. Ai tashmë përfshin propozime për mbajtjen e detyrueshme të maskave jashtë, kufizimin e grupimit pas orës 22 dhe kufizimin e mbledhjeve familjare.