Haxhi Dauti dhe ambasadorja e Shqipërisë në SHBA takime me zyrtarë të lartë Amerikanë në Uashingto

Kryetari i Këshillit shqiptaro-amerikan, z.Haxhi Dauti i shoqëruar nga ambasadorja e Shqipërisë në SHBA kanë zhvilluar një takim të rëndësishëm në Uashington DC me nënsekretaren e Komercit në SHBA znj. Mira Rikardel.

Haxhi Dauti dhe ambasadorja shqiptare diskutuan një sërë cështjesh të rëndësishme që kanë të bëjnë me shqiptarët në përgjithësi e vecanërisht ato në vendlindje. Ata diskutuan me diplomaten amerikane për zhvillimet e fundit politike në rajonin e Ballkanit si dhe për proceset ekonomike dhe ato të fushës së drejtësisë.

“Këshilli shqiptaro-amerikan do të vazhdojë misionin e tij, që është forcimi dhe zhvillimi i mardhënieve shqiptaro-amerikane. Unë dhe ekipi im kemi kontakte dhe mardhënie të shkëlqyeshme me përfaqësues të lartë të State Department dhe
komunikojmë sa herë që e shohim të nevojshme, duke u bazuar edhe në zhvillimet politike në trojet tona në Ballkan. Amerika është dhe do të jetë gardiani i paqes dhe demokracisë në Ballkan dhe në botë dhe ne si shqiptarë këtë e duam dhe e mbështesim, pra Paqen dhe demokracinë, ky ishte edhe një nga komstatimet që dolën edhe nga takimi me znj. Mira Rikardel” tha Haxhi Dauti lidhur me takimin në fjalë.StrugaLajm

Haxhi Dauti njihet për veprimtarinë e tij në shërbim të cështjes shqiptare ndër vite, ndërsa vitet e fundit ai ka intensifikuar aktivitetet e tija duke lobuar në Departamentin e shtetit amerikan lidhur me cështjen shqiptare në Ballkan. z.Dauti ishte ndërmjetësi kryesor i realizimit të këtij takimi, për cka e ka falenderuar publikisht edhe ambasadorja e Shqipërisë në komunikatën zyrtare të këtij takimi, ndërsa para disa muajsh ai realizoi takimet e shumta të ambasadorit Walker me politikanë shqiptarë si dhe disa aktivitete të rëndësishme të z.David Philiphs – Drejtor i programit për paqe dhe drejtës në Universitetin famoz të Columbias në SHBA.

In : Aktuale

Loading...
loading...