I dënuar për vrasje në Maqedoni, 45-vjeçari tentoi të largohej nga Shqipëria me pasaportën e kriminelit serb

Tentoi të dilte nga Shqipëria, me pasaportë me ngjashmëri, të një shtetasi nga Serbia, pas verifikimeve të thelluara nga Policia Kufitare, në bashkëpunim me Interpolin, vihet në pranga 45-vjeçari nga Maqedonia e Veriut.

Policia ka vënë në pranga një 45-vjeçar të shpallur në kërkim nga Maqedonia e Veriut për vrasje. 45-vjeçari ka tentuar të largohet nga Shqipëria me pasaportë të një shtetasi serb, por është pikasur nga policia kufitare e portit të Durrësit.StrugaLajm

Pasaporta e përdorur i përkiste një personi nga Serbia, me rekorde kriminale. Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët, vijon procedurat për ekstradimin e 45-vjeçarit.

In : Aktuale

Loading...
loading...