JA FITUESIT E “STRUGA OPEN 2023”

“SHARRI” NGA FERIZAI, “SANSAI” NGA KAVADARCI DHE “ULQINI” NGA ULQINI, FITUESIT NË “STRUGA OPEN 2023”

Ditën e diel (08.10.2023) në qytetin tonë të bukur në Strugë, u zhvillua edicioni i 18 i turneut Ndërkombëtar në Karate “Struga Open 2023” me pjesmarrje nga katër shtete si: Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe klubet nga Maqedonia e Veriut, 45 klube me mbi 470 paraqitje.
Të pranishmit i përshëndeti organizatori Doc. Dr. Alim Hajredini, duke i faleminderuar të gjithë pjesëmarrësit, publikun e në mënyr të veçantë, donatorët të cilët e bënë të mundur që ky turne të jetë madhështor.
Turneun e përshëndeti dhe e shpalli të hapur z. Ismail Fazliu nga Prishtina, të cilit ju nda një plaketë, mirnjohje nga organizatori dhe njëherësh është edhe trajner i trajnerit tonë Alim Hajredinit.
Ai faleminderoj K. K “Drini” për këtë organizim të mrekullueshëm dhe për mikpritjen. Ju uroj shumë suksese të gjithë sportistëve dhe në fund shpalli të hapur turneun.
Organizatori ndau edhe plaketa për gazetarët e sportit, Zyhra Sabedini, Shaban Sinani, Reshat Ibraimi, gazetarët e sportit në Mtv2 programi në gjuhën shqipe, portalet Struga Ekspres dhe Struga Lajm, për kontributin e dhënë në zhvillimin e sportit të Karatesë. Me plaketë nderi u nderuar edhe tre kompanitë kryesore të turneut, Nabizi, Gega dhe Signas.
U ndanë dy kypa për klubet më masovikë, nga jashtë dhe brenda vendit, të cilat ju takuan Sharrit nga Ferizai dhe Sansait nga Kavadarci.
Në fund të turneut u zgjodhën edhe tre klubet më të suksesshme të turneut.
Vendi i parë i takoj K. K “Sharri” nga Ferizai me 19 medalje ari, 13 argjenta dhe 7 të bronzta.
Në vendin e dytë u radhit K. K ” Sansai” nga Kavadarci me 10 medalje ari, 11 të bronzta dhe 8 të bronzta.
Ndërsa në vendin e tretë u radhit K. K ” Ulqini” nga Ulqini me 8 medalje ari, 12 të argjenta dhe 12 të bronzta. Pasuan “Agim Ramadani” dhe “As” nga Gjilani, “Prishtina” nga Prishtina, ” Bijtë e Shqipes” nga Lushnja etj.
Edhe klubi jonë K. K “Drini” ishte i sukseshëm në kë aktivitet, duke fituar 4 medalje ari, 4 të argjenta dhe 7 të bronzta!StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...