Një trajler i ngarkuar me grurë, i cili po udhëtonte në drejtim të Tiranës pësoi një aksident në autostradë.
Kalimi nga Durrësi në Tiranë është bllokuar ndërsa e gjithë autostrada në vendin e aksidentit, është e “larë” nga gruri. Ngjarja ndodhi pranë mbikalimit të Rinasit. Bëhet fjalë për grurin që erdhi ditën e djeshme, nga Ukraina.