Ilaçet nëpër barnatore mund t’i merrni vetëm me letërnjoftime ose pasaportë!
Nga një shtatori do të hyjë në fuqi heqja e kuotave për ilaçet, që do të thotë se për qytetarët nuk do të ketë më mungesë të barërave që shkojnë me recetë. Ilaçet që janë në listë pozitive do të jenë në dispozicion të pacientëve gjatë tërë kohës dhe shpenzimet do t’i mbulojë Fondi për sigurim shëndetësor. Por një risi është se përveç reçetës duhet edhe letërnjoftimi ose pasaporta për të marrë këto ilaçe në barnatore. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se janë mekanizma të reja për të parandaluar keqpërdorimet. Ai sqaroi se ilaçet mund të tërhiqen me letërnjoftim edhe nga të afërm të pacientëve, të cilët nuk kanë mundësi të shkojnë në barnatore për shkak të gjendjes shëndetësore. Fondi i Shëndetësisë ka dhënë sqarimin e tij se si do të jepen ilaçet me dokumente identifikimi, përveç reçetës. “Ilaçin me reçetë personi i siguruar mund ta marr vetëm nëse identifikohet me letërnjoftim apo pasaportë. Në rastet kur personi që i duhet ilaçi nuk është në gjendje të shkojë në barnatore, atë mund ta tërheq familjari i tij, por po ashtu me letërnjoftimin e tij, ose pasaportën”, njoftuan nga Fondi i Shëndetësisë. Nga ky fond bëjnë të ditur se me masën e re do të regjistrohen barërat në numrin e letërnjoftimit ose pasaportës.
Emigrantët maqedonas në vendet perëndimorë janë duke grumbulluar para për familjet e huliganëve të cilët tentuan ta vrasin Ziadin Selën. Ata kanë theksuar se gjithashtu kanë shpresur gatishmërin për të...
Pas skadimit të afatit për paraqitje në, siç u quajt në media, “konkursin për vetëkandidim” për kryetar të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), në këtë parti nuk kanë arritur kandidatura...
LR-PDSH-ja njofton se Kryetari Ziadin Sela do të qëndrojë jashta shtetit një periudhë, për të realizuar disa ekzaminime plotësuese në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore. Këto janë përpjekje për...
Katër persona mes të cilëve dy minorene, janë paraqitur për të zhdukur, njoftoi MPB. Njëra vajzë 16-të vjeçare, nga Velesi pardje ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer, ndërsa...
Pyetja ka qenë ndoshta pak sugjeruese: Me cilin nga kombet nuk do të dëshiroje të punoje në një zyrë? Kjo pyetje u është drejtuar 1700 banorëve të Zvicrës dhe rezultati...
E. K (30) nga Pehçeva rreth orës 19:10 të ditës së djeshme ka kërcyer në humnerë përpara të fejuarës së tij dhe dajës së vajzës.. Ngjarja e hidhur ka ndodhur në...
Pas 20 majit, çdo gjë do të varet nga vullneti i shumicës parlamentare. Në një takim me gazetarë në Shkup, kreu i ri i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi e...