Ilaçet nëpër barnatore mund t’i merrni vetëm me letërnjoftime ose pasaportë!
Nga një shtatori do të hyjë në fuqi heqja e kuotave për ilaçet, që do të thotë se për qytetarët nuk do të ketë më mungesë të barërave që shkojnë me recetë. Ilaçet që janë në listë pozitive do të jenë në dispozicion të pacientëve gjatë tërë kohës dhe shpenzimet do t’i mbulojë Fondi për sigurim shëndetësor. Por një risi është se përveç reçetës duhet edhe letërnjoftimi ose pasaporta për të marrë këto ilaçe në barnatore. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se janë mekanizma të reja për të parandaluar keqpërdorimet. Ai sqaroi se ilaçet mund të tërhiqen me letërnjoftim edhe nga të afërm të pacientëve, të cilët nuk kanë mundësi të shkojnë në barnatore për shkak të gjendjes shëndetësore. Fondi i Shëndetësisë ka dhënë sqarimin e tij se si do të jepen ilaçet me dokumente identifikimi, përveç reçetës. “Ilaçin me reçetë personi i siguruar mund ta marr vetëm nëse identifikohet me letërnjoftim apo pasaportë. Në rastet kur personi që i duhet ilaçi nuk është në gjendje të shkojë në barnatore, atë mund ta tërheq familjari i tij, por po ashtu me letërnjoftimin e tij, ose pasaportën”, njoftuan nga Fondi i Shëndetësisë. Nga ky fond bëjnë të ditur se me masën e re do të regjistrohen barërat në numrin e letërnjoftimit ose pasaportës.
Magazina amerikane “Time” ka publikuar një listë me 50 vende të cilat janë më të lira për të jetuar. Parametrat për përbërjen e listës janë pjesë e organizatës “Go Banking...
Pasdite në viset malore posaçërisht në veriperëndim dhe verilindje do të ketë kushte për paraqitje të reshjeve të shiut të shkurtra dhe me intensitet të rrëmbyeshëm dhe me bubullima të rralla....
Pyetja ka qenë ndoshta pak sugjeruese: Me cilin nga kombet nuk do të dëshiroje të punoje në një zyrë? Kjo pyetje u është drejtuar 1700 banorëve të Zvicrës dhe rezultati...
Nga VMRO-DPMNE-ja vlerësojnë se LSDM-ja nga frika për t’u ballafaquar me qytetarët tenton ta prolongojë afatin për mbajtjen e zgjedhjeve lokale. Nga LSDM-ja kërkojnë, siç thonë, menjëherë të marrë guxim...
Rreth orës 09:50, në fshatin Gjashtë të Sarandës dyshohet se është vetëvarur shtetasi A.D., rreth 47 vjeç. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar se ngjarja ka ndodhur...
Sipas raportit të Entit të Statistikave Struga në nivel republikan llogaritete një nga komunat me më shumë leje ndërtimore të dhëna të paktën në këtë fillim vit.Sipas këtij raporti Strugës...
Ideja dhe synimi i iniciatorëve për futjen në qarkullim të kësaj monedhe me emrin "Farinet" ka qenë forcimi i ekonomisë lokale. Në rajonin e Valisit të Ulët (Unterwallis), të kantonit Valis...