Ilaçet nëpër barnatore mund t’i merrni vetëm me letërnjoftime ose pasaportë!
Nga një shtatori do të hyjë në fuqi heqja e kuotave për ilaçet, që do të thotë se për qytetarët nuk do të ketë më mungesë të barërave që shkojnë me recetë. Ilaçet që janë në listë pozitive do të jenë në dispozicion të pacientëve gjatë tërë kohës dhe shpenzimet do t’i mbulojë Fondi për sigurim shëndetësor. Por një risi është se përveç reçetës duhet edhe letërnjoftimi ose pasaporta për të marrë këto ilaçe në barnatore. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se janë mekanizma të reja për të parandaluar keqpërdorimet. Ai sqaroi se ilaçet mund të tërhiqen me letërnjoftim edhe nga të afërm të pacientëve, të cilët nuk kanë mundësi të shkojnë në barnatore për shkak të gjendjes shëndetësore. Fondi i Shëndetësisë ka dhënë sqarimin e tij se si do të jepen ilaçet me dokumente identifikimi, përveç reçetës. “Ilaçin me reçetë personi i siguruar mund ta marr vetëm nëse identifikohet me letërnjoftim apo pasaportë. Në rastet kur personi që i duhet ilaçi nuk është në gjendje të shkojë në barnatore, atë mund ta tërheq familjari i tij, por po ashtu me letërnjoftimin e tij, ose pasaportën”, njoftuan nga Fondi i Shëndetësisë. Nga ky fond bëjnë të ditur se me masën e re do të regjistrohen barërat në numrin e letërnjoftimit ose pasaportës.
Edhe sivjet plazhistët do të kenë një garancë më shumë në Strugë, sepse rreth tridhjet shpëtimtarë të ujit do të jenë të pranishëm në plazhet e Strugës .Ata do trajnohen...
Mandati i kryetarëve të komunave dhe këshilltarëve në vetëqeverisjen lokale skadon sot. Për këtë arsye, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi për sot ka caktuar takim të...
Në Maqedoni paradite do të mbajë mot me diell, me vranësira të vogla mesatare, ndërsa pasdite vranësirat do të shtohen dhe do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut posaçërisht...
Këtyre ditëve kanë vazhduar paralajmërime për mundësinë e përsëritjes së dhunës në Kuvend, por tani kundër Qeverisë së re. Këtë paralajmërim e jep edhe opinionisti Bobi Ilievski i cili përmes...
Të dielën në Shkup u zhvillua kampionati i Maqedonisë në kikboks, Artan Aliu nga Ohri në 67 kg arriti të mbroj titullin pas fitores që arriti ndaj Elmaz nga Gostivari....
LR PDSH, tani më ka filluar konsolidimin dhe rikonstrumin e disa degëve dhe nëndegëve të saja. I gjithë ky mobilizim po bëhet për të qenë sa më të pregaditur në...