Ilaçet nëpër barnatore mund t’i merrni vetëm me letërnjoftime ose pasaportë!
Nga një shtatori do të hyjë në fuqi heqja e kuotave për ilaçet, që do të thotë se për qytetarët nuk do të ketë më mungesë të barërave që shkojnë me recetë. Ilaçet që janë në listë pozitive do të jenë në dispozicion të pacientëve gjatë tërë kohës dhe shpenzimet do t’i mbulojë Fondi për sigurim shëndetësor. Por një risi është se përveç reçetës duhet edhe letërnjoftimi ose pasaporta për të marrë këto ilaçe në barnatore. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se janë mekanizma të reja për të parandaluar keqpërdorimet. Ai sqaroi se ilaçet mund të tërhiqen me letërnjoftim edhe nga të afërm të pacientëve, të cilët nuk kanë mundësi të shkojnë në barnatore për shkak të gjendjes shëndetësore. Fondi i Shëndetësisë ka dhënë sqarimin e tij se si do të jepen ilaçet me dokumente identifikimi, përveç reçetës. “Ilaçin me reçetë personi i siguruar mund ta marr vetëm nëse identifikohet me letërnjoftim apo pasaportë. Në rastet kur personi që i duhet ilaçi nuk është në gjendje të shkojë në barnatore, atë mund ta tërheq familjari i tij, por po ashtu me letërnjoftimin e tij, ose pasaportën”, njoftuan nga Fondi i Shëndetësisë. Nga ky fond bëjnë të ditur se me masën e re do të regjistrohen barërat në numrin e letërnjoftimit ose pasaportës.
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka pritur Ambasadorin Italian në Maqedoni, Karlo Romeo. Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori Romeo diskutuan për formimin e Qeverisë dhe në përgjithësi për situatën politike...
Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare, porositë, të cilat së fundmi vijnë nga diplomatët e huaj veçanërisht ato nga Brukseli se Maqedonia nëse arrin të dalë nga kriza dhe fokusohet në realizimin...
Prokuroria Publike për më pak se tre ditë do të merr raportin e ekspertit të Patologjisë nga Instituti për Mjekësi Ligjore në Shkup të cilët duhet të përshkruajnë se si...
Gjatë paraditës sot një pjesë e qytetit ka qenë pa ujë .Siç informojnë nga "Proaqua" kjo ka ardhur si rezultat i një defekti në rrjetin qendror në fshatin Shum. Nga...
Situata në Maqedoni, sa i përket marrëdhënieve ndëretnike, më konkretisht atyre ndërmjet shqiptarëve në maqedonasve pothuajse kurrë s’ka qenë për t’u lakmuar. Gjithmonë ka pasur tensione, madje ndodhi edhe një...
Kanë nisur të vijnë nga qytetet e ndryshme qytetarët të cilët do i bashkohen protestës së opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë para kryeministrisë. Protesta pritet të nisë...
Anëtarja e re e PDK-së, Arbana Xharra, është rrahur në orët e para të së shtunës para banesës së saj në Prishtinë. Ajo është dërguar në QKUK nga bashkëpartiaket, kurse...