Ilaçet nëpër barnatore mund t’i merrni vetëm me letërnjoftime ose pasaportë!
Nga një shtatori do të hyjë në fuqi heqja e kuotave për ilaçet, që do të thotë se për qytetarët nuk do të ketë më mungesë të barërave që shkojnë me recetë. Ilaçet që janë në listë pozitive do të jenë në dispozicion të pacientëve gjatë tërë kohës dhe shpenzimet do t’i mbulojë Fondi për sigurim shëndetësor. Por një risi është se përveç reçetës duhet edhe letërnjoftimi ose pasaporta për të marrë këto ilaçe në barnatore. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se janë mekanizma të reja për të parandaluar keqpërdorimet. Ai sqaroi se ilaçet mund të tërhiqen me letërnjoftim edhe nga të afërm të pacientëve, të cilët nuk kanë mundësi të shkojnë në barnatore për shkak të gjendjes shëndetësore. Fondi i Shëndetësisë ka dhënë sqarimin e tij se si do të jepen ilaçet me dokumente identifikimi, përveç reçetës. “Ilaçin me reçetë personi i siguruar mund ta marr vetëm nëse identifikohet me letërnjoftim apo pasaportë. Në rastet kur personi që i duhet ilaçi nuk është në gjendje të shkojë në barnatore, atë mund ta tërheq familjari i tij, por po ashtu me letërnjoftimin e tij, ose pasaportën”, njoftuan nga Fondi i Shëndetësisë. Nga ky fond bëjnë të ditur se me masën e re do të regjistrohen barërat në numrin e letërnjoftimit ose pasaportës.
Të nderuar klientë ditën e shtunë më 13 maj 2017, Qendra Tregtare NABIZI-Strugë me rastin e fillimit të sezonit të ri 2017 në bashkëpunim me fabrikat dhe partnerët organizon promocion...
Në këto kohë kur gjetja e një vendi pune është një sfidë më vete një kontribut modestë në zbutjen e papunësisë në Strugë, po japin kompanitë e ndryshme që japin...
Edhe pse kur u paralajmërua investimi në zonën e lirë ekonomike në Strugë, nga politika u tha se ky investim do i sjelli benefite të mëdha këtij qyteti, por deri...
Sot në mëngjes janë arrestuar dy persona, babë e birë, Kire dhe Cejo Gjeorgjievski, të identifikuar në sulmin ndaj Zijadin Selës. Pasdite, Prokuroria publike themelore – Shkup ka dalë me...
Juventusi është skuadra e parë që është kualifikuar në finales së Ligës së Kampionëve, ndërsa kundërshtari i ardhshëm do të jetë një mes Atletico Madridit ose Real Madrid. Finalja e...
Një grup shoqatash kanë paralajmëruar protestë masive në Bruksel në përkrahje të Ziadin Selës dhe zbardhjen e sulmit të huliganëve ndaj tij natën e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë....