Ilaçet nëpër barnatore mund t’i merrni vetëm me letërnjoftime ose pasaportë!
Nga një shtatori do të hyjë në fuqi heqja e kuotave për ilaçet, që do të thotë se për qytetarët nuk do të ketë më mungesë të barërave që shkojnë me recetë. Ilaçet që janë në listë pozitive do të jenë në dispozicion të pacientëve gjatë tërë kohës dhe shpenzimet do t’i mbulojë Fondi për sigurim shëndetësor. Por një risi është se përveç reçetës duhet edhe letërnjoftimi ose pasaporta për të marrë këto ilaçe në barnatore. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se janë mekanizma të reja për të parandaluar keqpërdorimet. Ai sqaroi se ilaçet mund të tërhiqen me letërnjoftim edhe nga të afërm të pacientëve, të cilët nuk kanë mundësi të shkojnë në barnatore për shkak të gjendjes shëndetësore. Fondi i Shëndetësisë ka dhënë sqarimin e tij se si do të jepen ilaçet me dokumente identifikimi, përveç reçetës. “Ilaçin me reçetë personi i siguruar mund ta marr vetëm nëse identifikohet me letërnjoftim apo pasaportë. Në rastet kur personi që i duhet ilaçi nuk është në gjendje të shkojë në barnatore, atë mund ta tërheq familjari i tij, por po ashtu me letërnjoftimin e tij, ose pasaportën”, njoftuan nga Fondi i Shëndetësisë. Nga ky fond bëjnë të ditur se me masën e re do të regjistrohen barërat në numrin e letërnjoftimit ose pasaportës.
NJOFTIM Informojmë qytetarët e Komunës së Strugës se autoritetet lokale, Njësia e Zjarrfikësve dhe kompania e kontraktuar për mirëmbajtjen e deponisë së qytetit, po bëjnë përpjekje maksimale për të neutralizuar...
Sokol Dauti Nuk kisha komentuar asnjeher ne lidhje me politiken ne Struge, por kjo qe ndodh eshte e tmerrshme. Si ka mundesi qe ka 2-3 dit e gjith Struga...
Më shumë se një muaj nuk ka aktivitete ndërtimore në seksionet e autostradës Kërçovë – Ohër. Në shumë vende nuk ka asnjë makineri, dhe aty ku ka, disa nga makinat...
Është e gjatë lista e produkteve, bujqësore dhe ushqimore, që Maqedonia mund t’i mbrojë si tradicionale. Suxhuku i Kumanovës, salçiçet e Maqedonisë, djathi i Berovës, kaçkavalli i Galiçnikut, qepa e...
Besimtarët ortodoksë dhe katolikë sot e festojnë festën më të madhe krishtere Pashkët – Ringjalljen e Krishtit, dita kur Jezu Krishti, sipas besimit krishter, e dëshmoi fuqinë e tij hyjnore...
Këto ditë mes mërgimtarëve nga Maqedonia në Gjermani është aktual peticioni online përmes së cilit nga ministria gjermane për komunkacion kërkohet pranim të lejeve për vozitje nga Maqedonia. Pas gjurmëve...