Ilaçet nëpër barnatore mund t’i merrni vetëm me letërnjoftime ose pasaportë!
Nga një shtatori do të hyjë në fuqi heqja e kuotave për ilaçet, që do të thotë se për qytetarët nuk do të ketë më mungesë të barërave që shkojnë me recetë. Ilaçet që janë në listë pozitive do të jenë në dispozicion të pacientëve gjatë tërë kohës dhe shpenzimet do t’i mbulojë Fondi për sigurim shëndetësor. Por një risi është se përveç reçetës duhet edhe letërnjoftimi ose pasaporta për të marrë këto ilaçe në barnatore. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se janë mekanizma të reja për të parandaluar keqpërdorimet. Ai sqaroi se ilaçet mund të tërhiqen me letërnjoftim edhe nga të afërm të pacientëve, të cilët nuk kanë mundësi të shkojnë në barnatore për shkak të gjendjes shëndetësore. Fondi i Shëndetësisë ka dhënë sqarimin e tij se si do të jepen ilaçet me dokumente identifikimi, përveç reçetës. “Ilaçin me reçetë personi i siguruar mund ta marr vetëm nëse identifikohet me letërnjoftim apo pasaportë. Në rastet kur personi që i duhet ilaçi nuk është në gjendje të shkojë në barnatore, atë mund ta tërheq familjari i tij, por po ashtu me letërnjoftimin e tij, ose pasaportën”, njoftuan nga Fondi i Shëndetësisë. Nga ky fond bëjnë të ditur se me masën e re do të regjistrohen barërat në numrin e letërnjoftimit ose pasaportës.
Ujqërit kanë masakruar bagëtitë në fshatin Guri i Zi në Vinicë. Fermerët thonë se ujqërit nga mali i Osogovës tani janë zhvendosur tek toka e tyre. Pas dëmeve të vitit...
Kontrolli i jashtëm i njohurive që fitojnë nxënësit në shkollat e Maqedonisë pavarësisht kontesteve dhe debatit të vazhdueshëm që bëhet në këtë drejtim, pritet të realizohet përmes të njëjtave forma...
Billall Kasami kryetari i Lëvizja Besa vizitoi strukturat e Strugës ku nga selia e këtij subjekti ku mbi të gjitha potencoi se Lëvizja Besa ka qenë dhe do jemi...
StrugaLajm.com - 5 vitet e punës tuaj misionare le të jenë shembull për këdo që vrapon pas një informacioni të saktë dhe në kohë. Kemi nevojë për profesionalizëm dhe korrektësi....
Ka humbur jetën një nga të rinjtë i cili ishte në bordin e makinës tip “Golf”, që doli nga rruga në Rivergaro (Piacenza, itali) natën mes premtes dhe të shtunës,...
Ka përfunduar me një të vdekur një përleshje mes dy personave në Matkë të Shkupit. Vrasja është kryer me thikë. Sipas të dhënave sulmuesi është i lindur në vitin 1998...