Ilaçet nëpër barnatore mund t’i merrni vetëm me letërnjoftime ose pasaportë!
Nga një shtatori do të hyjë në fuqi heqja e kuotave për ilaçet, që do të thotë se për qytetarët nuk do të ketë më mungesë të barërave që shkojnë me recetë. Ilaçet që janë në listë pozitive do të jenë në dispozicion të pacientëve gjatë tërë kohës dhe shpenzimet do t’i mbulojë Fondi për sigurim shëndetësor. Por një risi është se përveç reçetës duhet edhe letërnjoftimi ose pasaporta për të marrë këto ilaçe në barnatore. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se janë mekanizma të reja për të parandaluar keqpërdorimet. Ai sqaroi se ilaçet mund të tërhiqen me letërnjoftim edhe nga të afërm të pacientëve, të cilët nuk kanë mundësi të shkojnë në barnatore për shkak të gjendjes shëndetësore. Fondi i Shëndetësisë ka dhënë sqarimin e tij se si do të jepen ilaçet me dokumente identifikimi, përveç reçetës. “Ilaçin me reçetë personi i siguruar mund ta marr vetëm nëse identifikohet me letërnjoftim apo pasaportë. Në rastet kur personi që i duhet ilaçi nuk është në gjendje të shkojë në barnatore, atë mund ta tërheq familjari i tij, por po ashtu me letërnjoftimin e tij, ose pasaportën”, njoftuan nga Fondi i Shëndetësisë. Nga ky fond bëjnë të ditur se me masën e re do të regjistrohen barërat në numrin e letërnjoftimit ose pasaportës.
Oferta e fuqisë punëtore në Maqedoni nuk korrespondon aspak me kërkesat e punëdhënësve në treg, si te kompanitë vendore ashtu edhe te ato të huaja, për shkak të mospasjes së...
Problematika e ujit të pijshëm për fshatin Tatesh të Epërm dhe disa fshatra të tjerë për Ndërmarrjen Ndërkomunale “Proaqua” është një çështje që sivjet me gjasë do tejkalohet, konfirmojnë nga...
Suzana Mushkolaj, mamaja e këngëtares Argjentina Ramosaj është cilësuar nga portalet shqiptare si një nga gjyshet më seksi, e jo më kot. Me një trup super në formë si të...
64 vjeçari D.B. nga Ohri, mbrëmë në polici ka paraqitur rastin se një ditë më parë, rreth orës 14:00 nga shtëpia ka dalë vajza e tij B.B (28) dhe deri...
Çmimet në bujqësi në mars këtë vit tek imputi janë rritur për 3,6 për qind, ndërsa tek autputi rritja është 4,2 për qind. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për...
Italia është atdheu i dytë për 467.687 shqiptarë, të cilët jetojnë atje si emigrantë. Të dhënat janë nga instituti italian i statistikave, Istat, i cili shton edhe 80 mijë të...
Kriza politike në Maqedoni po ndikon në masë të madhe në vonesat e transferimit të parave për ndihmat sociale, pensionet por edhe pagat. Ekspertët e cështjeve ekonomike thonë se, përkeqësimi...