Ilaçet nëpër barnatore mund t’i merrni vetëm me letërnjoftime ose pasaportë!
Nga një shtatori do të hyjë në fuqi heqja e kuotave për ilaçet, që do të thotë se për qytetarët nuk do të ketë më mungesë të barërave që shkojnë me recetë. Ilaçet që janë në listë pozitive do të jenë në dispozicion të pacientëve gjatë tërë kohës dhe shpenzimet do t’i mbulojë Fondi për sigurim shëndetësor. Por një risi është se përveç reçetës duhet edhe letërnjoftimi ose pasaporta për të marrë këto ilaçe në barnatore. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se janë mekanizma të reja për të parandaluar keqpërdorimet. Ai sqaroi se ilaçet mund të tërhiqen me letërnjoftim edhe nga të afërm të pacientëve, të cilët nuk kanë mundësi të shkojnë në barnatore për shkak të gjendjes shëndetësore. Fondi i Shëndetësisë ka dhënë sqarimin e tij se si do të jepen ilaçet me dokumente identifikimi, përveç reçetës. “Ilaçin me reçetë personi i siguruar mund ta marr vetëm nëse identifikohet me letërnjoftim apo pasaportë. Në rastet kur personi që i duhet ilaçi nuk është në gjendje të shkojë në barnatore, atë mund ta tërheq familjari i tij, por po ashtu me letërnjoftimin e tij, ose pasaportën”, njoftuan nga Fondi i Shëndetësisë. Nga ky fond bëjnë të ditur se me masën e re do të regjistrohen barërat në numrin e letërnjoftimit ose pasaportës.
Për 78% të popullsisë, rroga ose pensioni janë burimi kryesor financiar kurse të tjerët mbijetojnë me ndihmë të prindërve, të afërmve ose ndihmës sociale. Të dhënat e Institutit “Finance Think”...
Këshilli Federal i Zvicrës në mbledhjen e mbajtur dje ka pohuar se planifikon krijimin e parakushteve që në të ardhmen të mund të votohet në mënyrë elektronike në gjithë vendin....
Këto ditë doli nga shtyp libri “Proverba latine në shqip” nga prof.Ymyt Zedeli.U botua në stinën e pranverës dhe paraqet një “behar” që freskon me “aromën” e fjalëve të...
Parlamenti Evropian ka miratuar hapin e fundit drejt heqjes totale të shpenzimeve të Roaming. Marrëveshja formale është arritur mes Parlamentit, Këshillit dhe Komisionit Evropian që në shkurt mbi çmimet e...
Nëntëdhjetë e tre për qind e qytetarëve të Maqedonisë situatën aktuale politike në vend e përjetojnë si të tensionuar, kritike dhe të paqëndrueshme. 65 për qind mendojnë se vendi po...
Policia ka njoftuar se është arrestuar një grua pasi ka sulmuar fizikisht burrin e saj. Në orët e para të mëngjesit të djeshëm në Fushë-Kosovë, policia ka arrestuar një grua...
Shpenzimet e jetesës në mars të këtij viti, në krahasim me marsin e vitit 2016, shënojnë rritje prej 0,6 për qind, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë rritje për 2,5...