Ilaçet nëpër barnatore mund t’i merrni vetëm me letërnjoftime ose pasaportë!
Nga një shtatori do të hyjë në fuqi heqja e kuotave për ilaçet, që do të thotë se për qytetarët nuk do të ketë më mungesë të barërave që shkojnë me recetë. Ilaçet që janë në listë pozitive do të jenë në dispozicion të pacientëve gjatë tërë kohës dhe shpenzimet do t’i mbulojë Fondi për sigurim shëndetësor. Por një risi është se përveç reçetës duhet edhe letërnjoftimi ose pasaporta për të marrë këto ilaçe në barnatore. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se janë mekanizma të reja për të parandaluar keqpërdorimet. Ai sqaroi se ilaçet mund të tërhiqen me letërnjoftim edhe nga të afërm të pacientëve, të cilët nuk kanë mundësi të shkojnë në barnatore për shkak të gjendjes shëndetësore. Fondi i Shëndetësisë ka dhënë sqarimin e tij se si do të jepen ilaçet me dokumente identifikimi, përveç reçetës. “Ilaçin me reçetë personi i siguruar mund ta marr vetëm nëse identifikohet me letërnjoftim apo pasaportë. Në rastet kur personi që i duhet ilaçi nuk është në gjendje të shkojë në barnatore, atë mund ta tërheq familjari i tij, por po ashtu me letërnjoftimin e tij, ose pasaportën”, njoftuan nga Fondi i Shëndetësisë. Nga ky fond bëjnë të ditur se me masën e re do të regjistrohen barërat në numrin e letërnjoftimit ose pasaportës.
Ekskluzivisht për gazetën Lajm me rastin e 25 vjetorit të shpalljes së “Iliridës” është deklaruar Nevzat Halili, njëri ndër protagonistët kryesor të organizimit të referendumit për autonomi politike dhe territoriale...
Duke komentuar nga aspekti Kushtetues zhvillimet në skenën politike, profesori Bajram Pollozhani vlerëson se partitë duhet të tregojnë përgjegjësi para qytetarëve dhe të gjejnë mirëkuptimin për zhbllokimin e Kuvendit. Në...
Me rastin e promovimit të botimeve të pesë teksteve univeritare të Prof.dr Petrit Pollozhani në fushën e ekonomisë. Titujt e autorit janë pesë ku botimi tij i parë është...
( satireskë ) Sipas rregullit, duhej të kisha bërë disa udhëtime: jashtë e brenda vendit! Ky vërtetim pranohej si përvojë pune në fushën e politikës!..Nuk kisha bërë të tilla...
Diaby Nafi nga Guinea ka lindur në avionin e kompanisë Turkish Airlines, i cili fluturonte në linjën Conakry-Ouagadougou – Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA). Gruaja, e cila ishte në muajin...
Liga e përbashkët e futbollit Kosovë-Shqipëri-Ilirida ku do të merrnin pjesë futbollistët nga të gjitha trojet shqiptare vazhdon të mbetët dëshira me e madhe futbolldashësve shqitparë. Shumë nga ta endërrojnë...
Për 78% të popullsisë, rroga ose pensioni janë burimi kryesor financiar kurse të tjerët mbijetojnë me ndihmë të prindërve, të afërmve ose ndihmës sociale. Të dhënat e Institutit “Finance Think”...