Ilaçet nëpër barnatore mund t’i merrni vetëm me letërnjoftime ose pasaportë!
Nga një shtatori do të hyjë në fuqi heqja e kuotave për ilaçet, që do të thotë se për qytetarët nuk do të ketë më mungesë të barërave që shkojnë me recetë. Ilaçet që janë në listë pozitive do të jenë në dispozicion të pacientëve gjatë tërë kohës dhe shpenzimet do t’i mbulojë Fondi për sigurim shëndetësor. Por një risi është se përveç reçetës duhet edhe letërnjoftimi ose pasaporta për të marrë këto ilaçe në barnatore. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se janë mekanizma të reja për të parandaluar keqpërdorimet. Ai sqaroi se ilaçet mund të tërhiqen me letërnjoftim edhe nga të afërm të pacientëve, të cilët nuk kanë mundësi të shkojnë në barnatore për shkak të gjendjes shëndetësore. Fondi i Shëndetësisë ka dhënë sqarimin e tij se si do të jepen ilaçet me dokumente identifikimi, përveç reçetës. “Ilaçin me reçetë personi i siguruar mund ta marr vetëm nëse identifikohet me letërnjoftim apo pasaportë. Në rastet kur personi që i duhet ilaçi nuk është në gjendje të shkojë në barnatore, atë mund ta tërheq familjari i tij, por po ashtu me letërnjoftimin e tij, ose pasaportën”, njoftuan nga Fondi i Shëndetësisë. Nga ky fond bëjnë të ditur se me masën e re do të regjistrohen barërat në numrin e letërnjoftimit ose pasaportës.
Kuvendi një kohë të gjatë është ngatërruar në diskutimet maratonike procedurale. Udhëheqësia e VMRO-së me ngulm kërkon zgjedhje të reja, ndërsa LSDM tenton formimin e qeverisë së re. Institucionet gjenden...
Pas finalizimit të punimeve për zgjerimin dhe konservimin e xhamisë “Mustafa Çelebiu”, një nga objektet sakrale nga më të vjetra të besimit islam në qytetin e Strugës si dhe ndërtimit...
Të shtunën në Shtip u zhvillua turneu kualifikues për Liga sistemin e Federatës së Boksit të Maqedonisë. Në këtë aktivitet u zhvilluan gjithsej 9 ndeshje, ku prej tyre 3 te...
Quhet Ruth Scully dhe është nëna e të voglit Nolan, një fëmijë amerikan i cili nuk ia doli dot të mposhtë një tumor, i cili u zbulua kur ishte vetëm...
Më 12 prill skadon afati për ndërrimin e lejeve për mbajtje të armëve dhe deri në afatin tjetër qytetarët dhe personat juridik të cilët posedojnë armë me formularët e vjetër,...
8 persona nga Pogradeci kanë rënë në pranga e policisë për kontrabandim nafte nga shteti maqedonas, të cilën më pas e shisnin në Pogradec në mënyrë të paligjshme. Arrestimi i...
Betim IBRAIMI/Strugalajm/com In a Nutshell! Për shumë pakica etnike, Maqedonia u divorcua nga tirani mizor që i kishte robëruar po këto etnitete për plotë katër dekada me radhë. Nga ana...