Më 02.03.2021 në orën 12.45 në Njësinë për Punë të Brendshme Strugë u raportua për vënie të një zjarri kallamishtesh në lokalitetin “Fusha e Kalishtës ” në breg të Liqenit të Ohrit, afër fshatit Kalishtë të Strugës. Nga kqyrja e kryer, u konstatua se i është dhënë flaka kallamishtes së liqenit me një gjatësi prej rreth 400 metra dhe një gjerësi prej rreth 40 metra. Me ndërhyrjen e Njësisë Territoriale të Zjarrfikjes,u parandalua përhapja e mëtejshme. Po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit. Sektori për Punë të Brendshme Strugë . Zëdhënëse e SPB Ohër Merlina Islami.
![StrugaLajm](https://i0.wp.com/strugalajm.com/wp-content/uploads/2019/01/AutoCenter2.gif?resize=445%2C150&ssl=1)