Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, njëherësh dhe veprimtari i çështjes kombëtare nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim Izmit Nura, pas suksesit në Agjencinë për Rini dhe Sport që bëri këtë institucion të flas e shkruaj shqip do të kalojë në Agjencinë për Emigracion. Agjencioni për Emigracion i Republikës së Maqedonisë të Veriut ka për obligim të merret me të drejtat dhe pozitën e mërgimtarëve nga Maqedonia, të ndihmojë në
zhvillimin kulturor të tyre dhe në avancimin e lidhjeve me ta dhe organizatat e mërgatës, të jetë një urë lidhëse mes mërgimtarëve dhe vendlindjes. Ndër sukseset e Izmit Nurës në Agjencinë për Rini dhe Sport mund të njihen: vëmendja e kthyer nga Agjencia për Rini dhe Sport në vendbanimet shqiptare që prej kohësh ishin lënë pas dore; investime kapitale në ndërtim dhe rindërtim të terreneve sportive, si në Dibër, Likovë, Dollnen,Çair, Çegran; përkrahjen e sektorit civil; krijimin e hapësirave sezonale për rekreacion për të rinjtë, si fushat për patinazh përgjatë periudhës dimërore; fillimi i rikonstruimit të pishines në Strugë, ndërtimin e pishinave në Tetovë dhe Kërçovë, si dhe për shumë punë tjera të realizuara për periudhë rekord një vjeçare.
Izmit Nura, nga Agjencia për Rini dhe Sport kalon në Agjencinë për Emigracion
In :
Aktuale
Loading...
loading...