Pasi që shumica parlamentare zgjodhi Talat Xhaferin për kryetar të Kuvendit të Maqedonisë, radha është që të bëhen kalkulimet se kush do të mund që të merr poste udhëheqëse nëpër ministri të ndryshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas ‘Focus’, partia e Ali Ahmetit duhet të merr pesë ministri, si edhe Aleanca Shqiptare, dy ministri. Kjo ndarje ministrore mund të prishte nëse edhe Lëvizja Besa futet në qeveri. Sipas kalkulime Besës duhet t’i takojnë tre ministri, pra nga një t’ua marrë secilës parti.
Disa nga emrat që lakohen për ministra janë ato të Oliver Spasovskit për MPB, Fatmir Besimi për Financa, e Teuta Arifi të jetë në Punët e Jashtme. Radmilla Sheqerinska mund të merr postin e ministes së Mbrojtjes.
Në Qeverinë e re mund të përfshihen edhe ministrat plotësues, Ljupço Nikollovski, Aleksandar Kiracovski dhe Frosina Remenski-Tashevska.