Portali Shprehja mëson emrat e zëvendës ministrave dhe drejtorive nga burime mbrenda partiake të cilët do propozohen nga kryetari A. Ahmeti.
Sipas informatave tona të cilat kanë arritur në redaksinë tonë, zv. Ministër i MPB-së pritet të bëhet njëri ndërmjet Qamil Kovaçi dhe Nazif Bushit.
Zëvendës ministër i Mbrojtjes propozohet dhe me shumë gjasa do i takoj Shyrete Elezi-t.
Për zëvendës ministër i Drejtësisë i pakontestueshëm është prof. dr. Driton Kuçi i cili ishte dhe ish ministër i Ekonomisë, i cili gëzon mbështetjen e të gjitha strukturave partiake dhe shihet si kandidat më i spikatur për implementimin e vetingut.
Sa i përket drejtorive me të cilat do të udhëheq BDI gjatë mandatit katër vjeçar, portali Shprehja mëson se me:
Drejtorinë Rrugët e Maqedonisë do të udhëheqë Faton Ameti.
Drejtorinë për Komunikime elektronike do të udhëheqë Arianit Xhaferi.
Drejtorinë MEPSO do ta udhëheqë Bajram Rexhepi.
Drejtorinë pranë MPB-së, Drejtoria për siguri publike do e udhëheq njëri nga Betim Vrenezi ose Bajram Ferati. I dyti ka gjasa më të mëdha pasiqë gëzon mbështetjen e ish zëvendës kryeministrit.
Me Fondin Shëndetësorë sipas të gjitha burimeve do udhëheqë dega e Kumanovës, kurse si emër përflitet Sadulla Duraku.
Pritet vetëm konfirmimi i emrave nga selia e BDI-së, ditën e enjte të njejtit të votohen në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.