Ja në cilat shtete BE-ja e vazhdoi kontrollin kufitar të Shengenit
Bashkimi Evropian (BE) ka marrë vendim me të cilin i lejon Austrisë, Gjermanisë, Danimarkës, Suedisë dhe Norvegjisë, e cila nuk është anëtare e BE-së, por është në hapësirën e Shengenit, që edhe së paku gjashtë muaj të vazhdojnë të zbatojnë kontrollet kufitare për t’u përballur me fluksin e refugjatëve. Këshilli i BE-së pranoi propozimin e Komisionit Evropian që edhe gjashtë muaj të vazhdojë kontrolli kufitar për vendet e zonës Shengen, që skadoi sot sipas vendimit të miratuar më parë. Me vendimin kërkohet nga këto vende që të jenë në koordinim dhe kontakt me vendet fqinje me qëllim që kontrollet kufitare të jenë “të nevojshme dhe proporcionale”. Vendet e hapësirës Shengen – Austria, Gjermania, Danimarka, Suedia dhe Norvegjia nga fundi i vitit 2015 filluan me kontrolle kufitare. Në vitin 2015 në Evropë kanë hyrë mbi një milion refugjatë. Pas marrëveshjes mes Turqisë dhe BE-së në mars të vitit 2016 numri i hyrjeve në bazë ditore është ulur në 80.
Nga Baton HAXHIU A është Maqedonia nën presionin e rrënimit dhe fundit të saj? Duket se është fjali e rëndë dhe patetike, por esenca e rrënimit, nëse ndodh, bie mbi...
Disa të panjohur e kanë sulmuar fizikisht një 34 vjeçar në një rrugë të Neuenhof shkruan basellandschaftlichezeitung.ch. Për zbardhjen e rastit policia zvicerane kërkon dëshmitarë okularë. Ngjarja ka ndodhur pikërisht...
Një djalë i moshës 26 vjeçare ka humbur sot në mëngjes jetën në një aksident trafiku në Ohër.Aksidenti ka ndodhur rreth orës 6.00 të mëngjesit ku ai është përplasur me...
Turqit së fundi janë vizitorët më të shumtë grupor që vizitojnë Strugën. Itinerari i turistëve turq përfshin pothuajse të gjithë shtete e Ballkanit, por në program, si një nga pikat...
Prokuroria publike themelore e Kumanovës ka shqiptuar masën e paraburgimit për të miturin L.S I cili më 31 mars në qendër të Kumanovës bashkë me persona të tjerë të panjohur...
Në Dibër u mbajt takim i parë përbashkët mes dy këshillave komunale të dy Dibrave, asaj të Shqipërisë dhe Maqedonisë. Drejtuesit e dy komunave theksuan se rëndësinë e lëvizjes së...
Shpëtim Pollozhani CIA i publikoi emrat e kodoshëve dhe dukuritë në trojet shqiptare në ish Jugosllavi ne periudhen nga viti 1941-1951, këte mbrëmë e shpalosi Prof Dr Agim Poshka në...