Ja në cilat shtete BE-ja e vazhdoi kontrollin kufitar të Shengenit
Bashkimi Evropian (BE) ka marrë vendim me të cilin i lejon Austrisë, Gjermanisë, Danimarkës, Suedisë dhe Norvegjisë, e cila nuk është anëtare e BE-së, por është në hapësirën e Shengenit, që edhe së paku gjashtë muaj të vazhdojnë të zbatojnë kontrollet kufitare për t’u përballur me fluksin e refugjatëve. Këshilli i BE-së pranoi propozimin e Komisionit Evropian që edhe gjashtë muaj të vazhdojë kontrolli kufitar për vendet e zonës Shengen, që skadoi sot sipas vendimit të miratuar më parë. Me vendimin kërkohet nga këto vende që të jenë në koordinim dhe kontakt me vendet fqinje me qëllim që kontrollet kufitare të jenë “të nevojshme dhe proporcionale”. Vendet e hapësirës Shengen – Austria, Gjermania, Danimarka, Suedia dhe Norvegjia nga fundi i vitit 2015 filluan me kontrolle kufitare. Në vitin 2015 në Evropë kanë hyrë mbi një milion refugjatë. Pas marrëveshjes mes Turqisë dhe BE-së në mars të vitit 2016 numri i hyrjeve në bazë ditore është ulur në 80.
Paralajmërimi i kreut të PDSH-së, Menduh Thaçi se do të jetë i hapur të bashkëpunojë edhe me Aleancën për Shqiptarët, nëse kjo e fundit heq dorë nga BDI, nga radhët...
Në udhëzimet e çdo tablete shkruan se duhet të merren me ujë të bollshëm, e kjo nuk është pa arsye. Disa tableta janë të lehta për gëlltitje pa ujë, por...
Pas të shtënave me armë ditëve të fundit në Bazel të Zvicrës, me ç`rast u vranë dy persona dhe një tjetër u plagosë, policia zvicerane ka arrestuar një person të...
Historia e dy familjeve nga Struga që humbën të afërmit e tyre, pasi hoqën dorë nga kurat mjekësore dhe përdorën “ilacet” e mjekut popullor. Shpresa për shërimin e njerëzve më...
Deputetët e Lëvizjes BESA, Zekirja Ibrahimi dhe Afrim Gashi janë takuar sot pasdite me kryetarin e LR-PDSH-Së, Zijadin Sela, raporton Gazeta Lajm. Takimi është realizuar në retsorant Tivoli në Shkup....
Fitim Mehmedi nga fshati Zagracan i Strugës i cili jeton ne Turgau te Zvicres një talenti i ri në fushën e blertë. 12 vjecari premton shum ne fushen e futbollit,...
Ministria e punëve të brendshme (MPB) ka publikuar të dhëna të reja rreth rastit të vjedhjes së rëndë të mbi 2 milionë frangave zvicerane dhe mbi 500 mijë euro nga...