Ja në cilat shtete BE-ja e vazhdoi kontrollin kufitar të Shengenit
Bashkimi Evropian (BE) ka marrë vendim me të cilin i lejon Austrisë, Gjermanisë, Danimarkës, Suedisë dhe Norvegjisë, e cila nuk është anëtare e BE-së, por është në hapësirën e Shengenit, që edhe së paku gjashtë muaj të vazhdojnë të zbatojnë kontrollet kufitare për t’u përballur me fluksin e refugjatëve. Këshilli i BE-së pranoi propozimin e Komisionit Evropian që edhe gjashtë muaj të vazhdojë kontrolli kufitar për vendet e zonës Shengen, që skadoi sot sipas vendimit të miratuar më parë. Me vendimin kërkohet nga këto vende që të jenë në koordinim dhe kontakt me vendet fqinje me qëllim që kontrollet kufitare të jenë “të nevojshme dhe proporcionale”. Vendet e hapësirës Shengen – Austria, Gjermania, Danimarka, Suedia dhe Norvegjia nga fundi i vitit 2015 filluan me kontrolle kufitare. Në vitin 2015 në Evropë kanë hyrë mbi një milion refugjatë. Pas marrëveshjes mes Turqisë dhe BE-së në mars të vitit 2016 numri i hyrjeve në bazë ditore është ulur në 80.
Në kanalin zviceran «Ask Switzerland» moderatori Lionel teston publikun zviceran për dije të përgjithshme. Përgjigjet e pyetjeve janë gjithmonë dije e rëndësishme për ju. Gjatë edicionit të fundit ka ndodhur...
Burrave myslimanë u lejohet të godasin gratë e tyre nëse ato janë të pabindura dhe dhuna në familje është “bekim”, sipas femrave të një dege radikale të një grupi islamik...
Oferta e fuqisë punëtore në Maqedoni nuk korrespondon aspak me kërkesat e punëdhënësve në treg, si te kompanitë vendore ashtu edhe te ato të huaja, për shkak të mospasjes së...
Problematika e ujit të pijshëm për fshatin Tatesh të Epërm dhe disa fshatra të tjerë për Ndërmarrjen Ndërkomunale “Proaqua” është një çështje që sivjet me gjasë do tejkalohet, konfirmojnë nga...
Suzana Mushkolaj, mamaja e këngëtares Argjentina Ramosaj është cilësuar nga portalet shqiptare si një nga gjyshet më seksi, e jo më kot. Me një trup super në formë si të...
64 vjeçari D.B. nga Ohri, mbrëmë në polici ka paraqitur rastin se një ditë më parë, rreth orës 14:00 nga shtëpia ka dalë vajza e tij B.B (28) dhe deri...
Çmimet në bujqësi në mars këtë vit tek imputi janë rritur për 3,6 për qind, ndërsa tek autputi rritja është 4,2 për qind. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për...