Ja në cilat shtete BE-ja e vazhdoi kontrollin kufitar të Shengenit
Bashkimi Evropian (BE) ka marrë vendim me të cilin i lejon Austrisë, Gjermanisë, Danimarkës, Suedisë dhe Norvegjisë, e cila nuk është anëtare e BE-së, por është në hapësirën e Shengenit, që edhe së paku gjashtë muaj të vazhdojnë të zbatojnë kontrollet kufitare për t’u përballur me fluksin e refugjatëve. Këshilli i BE-së pranoi propozimin e Komisionit Evropian që edhe gjashtë muaj të vazhdojë kontrolli kufitar për vendet e zonës Shengen, që skadoi sot sipas vendimit të miratuar më parë. Me vendimin kërkohet nga këto vende që të jenë në koordinim dhe kontakt me vendet fqinje me qëllim që kontrollet kufitare të jenë “të nevojshme dhe proporcionale”. Vendet e hapësirës Shengen – Austria, Gjermania, Danimarka, Suedia dhe Norvegjia nga fundi i vitit 2015 filluan me kontrolle kufitare. Në vitin 2015 në Evropë kanë hyrë mbi një milion refugjatë. Pas marrëveshjes mes Turqisë dhe BE-së në mars të vitit 2016 numri i hyrjeve në bazë ditore është ulur në 80.
Washington Times I strukur larg në këndin juglindor të Evropës, Ballkani është 4,500 milje nga Bregdeti Lindor. Pra një amerikan mesatar do të jetë i justifikuar nëse pyet: “Çfarë lidhje...
Afati i parë për parashtrim të kërkesave për subvencione për themelim dhe punë të kooperativave bujqësore skadon sot. Kërkesat parashtrohen çdo tre muaj, ndërsa mbështetja financiare është e pakthyeshme. kooperativat...
Lajmi i konfirmuar zyrtarisht nga Presidenti Bujar Nishani mbi një skenar për të ekzekutuar kreun e opozitës Lulzim Basha është interpretuar si i paqenë nga Kryeministri Edi Rama. “Nuk ka...
Strugani Fatlum Zhuta i cili një kohë ishte i pathyer në Maqedoni duke fituar në shumë aktivitete dhe kampionate ndër to edhe Gongun e Artë,i cili tashmë karrierën e tij...
Shoqata për zhvillim të dialogut ndëretnik “Etniteti”- Strugë, në vazhdën e aktiviteteve të saj realizoi tribunë me temë “Dita ndërkombëtare e gjuhëve”, aktivitet I paraparë në strategjinë për kulturë...
Në Veleshtë sic raportohet së fundi janë kryer një seri vjedhjesh në 12 shtëpi banimi kryesisht të mërgimtarëve.Hajdutët janë pikasur nga kamerat e vendosura në shtëpinë e një mërgimtari i...
Akoma nuk ka një emër konkret se cili do të jetë kandidati i Lëvizjes Besa në Strugë pavarsisht spekulimeve se mediatike se ai do të jetë nënkryetari i Lëvizjes Arben...