Ja në cilat shtete BE-ja e vazhdoi kontrollin kufitar të Shengenit
Bashkimi Evropian (BE) ka marrë vendim me të cilin i lejon Austrisë, Gjermanisë, Danimarkës, Suedisë dhe Norvegjisë, e cila nuk është anëtare e BE-së, por është në hapësirën e Shengenit, që edhe së paku gjashtë muaj të vazhdojnë të zbatojnë kontrollet kufitare për t’u përballur me fluksin e refugjatëve. Këshilli i BE-së pranoi propozimin e Komisionit Evropian që edhe gjashtë muaj të vazhdojë kontrolli kufitar për vendet e zonës Shengen, që skadoi sot sipas vendimit të miratuar më parë. Me vendimin kërkohet nga këto vende që të jenë në koordinim dhe kontakt me vendet fqinje me qëllim që kontrollet kufitare të jenë “të nevojshme dhe proporcionale”. Vendet e hapësirës Shengen – Austria, Gjermania, Danimarka, Suedia dhe Norvegjia nga fundi i vitit 2015 filluan me kontrolle kufitare. Në vitin 2015 në Evropë kanë hyrë mbi një milion refugjatë. Pas marrëveshjes mes Turqisë dhe BE-së në mars të vitit 2016 numri i hyrjeve në bazë ditore është ulur në 80.
Ivanov: Për shqiptarët kemi bërë shumë, Rusia nuk ndërhyn në punën e brendshme Gazeta austriake “Wiener Zeitung” ka udhëtuar drejt lagjes “Vodno” në Shkup, për të intervistuar presidentin e shtetit...
Imami i njohur i Tiranës, Ahmed Kalaja ka deklaruar se muslimanët do jenë të parët që do mbronin të krishterët e kishat e tyre nëse ato do cenoheshin. Duke marrë...
Rreth 30 % të prenotimeve nga turistë të huaj në Ohër dhe Strugë janë anuluar, njoftuan për Alsat punonjësit turistik. Ndërkaq për shkak të krizës politike, një pjesë e turistëve...
Disa meshkuj nga veriu i Malit të Zi kanë mbetur pa disa mijëra euro, por edhe pa nuse nga Shqipëria, dhe pretendojnë se janë viktima të mashtrimit. Ata nuk dëshirojnë...
Një zë plot peshë dhe gjithnjë i pranishëm në zhvillimet politike të Maqedonisë, është pa dyshim dhe Ziadin Sela, i njohur së fundi dhe si kryetari e Lëvizjes për Reforma...
Stojan Andov, është ndër ata emra që ka lënë gjurmë të mëdha në skenën politikë të Maqedonisë. I njohur si kryeparlamentari i parë pas pavarësisë, deri dhe president për disa...