Ja në cilat shtete BE-ja e vazhdoi kontrollin kufitar të Shengenit
Bashkimi Evropian (BE) ka marrë vendim me të cilin i lejon Austrisë, Gjermanisë, Danimarkës, Suedisë dhe Norvegjisë, e cila nuk është anëtare e BE-së, por është në hapësirën e Shengenit, që edhe së paku gjashtë muaj të vazhdojnë të zbatojnë kontrollet kufitare për t’u përballur me fluksin e refugjatëve. Këshilli i BE-së pranoi propozimin e Komisionit Evropian që edhe gjashtë muaj të vazhdojë kontrolli kufitar për vendet e zonës Shengen, që skadoi sot sipas vendimit të miratuar më parë. Me vendimin kërkohet nga këto vende që të jenë në koordinim dhe kontakt me vendet fqinje me qëllim që kontrollet kufitare të jenë “të nevojshme dhe proporcionale”. Vendet e hapësirës Shengen – Austria, Gjermania, Danimarka, Suedia dhe Norvegjia nga fundi i vitit 2015 filluan me kontrolle kufitare. Në vitin 2015 në Evropë kanë hyrë mbi një milion refugjatë. Pas marrëveshjes mes Turqisë dhe BE-së në mars të vitit 2016 numri i hyrjeve në bazë ditore është ulur në 80.
ÇËSHTË SHTETI UNITAR, I RRUGËS?! (II)Vazhdim Prof.dr.Xhevdet Nasufi/Strugalajm.com Nëse i referehohemi ideologjisë dhe definimit të unitarizmit si koncept e që aq shumë e dëgjojm sot në rrugët e Maqedonsë, kujtesakthehet...
,,Kur humbet durimi krijohet një krizë, kur humbet besimi vdes një miqësi"! Mbase paradoksalisht, por iu bashkuat me tërë ashpërsinë antishqiptare, qëndrimeve ruso-serbe (si Brukseli dhe Sh.B. A -të) kundër...
Është zgjeruar hetimi për vjedhjen e rëndë në Bankën NLB. Burimet e sigurta komentojnë se me gjasë i dyshuari Boban S nuk ka qenë i vetëm në tërë këtë operacion...
Punëtorët në Maqedoni ende janë në listën e më pak të paguarve në Evropë. Të dhënat e fundi të Zyrës evropiane për statistikë EUROSTAT tregojnë dallime drastike në çmimin e...
“Rruga drejt magjisë”, kjo do të jetë motoja me të cilën do të zhvillohet Festivali i sivjetshëm “Vera e Ohrit”. Edicioni i 57-të vjen me logo të re, por edhe...
Lëvizja BESA po shqyrton mundësinë e kandidaturave për zgjedhjet lokale. Në këtë parti po qarkullojnë emra të sigurt që tanimë gjatë kohë janë të përgatitur për zgjedhjet lokale. Siç mëson...
Nuk ka rëndësi se çfarë makine keni, por shansi për të kaluar disa kilometra më shumë me një litër karburant është gjithmonë gjëja që do t’u interesonte të gjithëve. Për...