Ja në cilat shtete BE-ja e vazhdoi kontrollin kufitar të Shengenit
Bashkimi Evropian (BE) ka marrë vendim me të cilin i lejon Austrisë, Gjermanisë, Danimarkës, Suedisë dhe Norvegjisë, e cila nuk është anëtare e BE-së, por është në hapësirën e Shengenit, që edhe së paku gjashtë muaj të vazhdojnë të zbatojnë kontrollet kufitare për t’u përballur me fluksin e refugjatëve. Këshilli i BE-së pranoi propozimin e Komisionit Evropian që edhe gjashtë muaj të vazhdojë kontrolli kufitar për vendet e zonës Shengen, që skadoi sot sipas vendimit të miratuar më parë. Me vendimin kërkohet nga këto vende që të jenë në koordinim dhe kontakt me vendet fqinje me qëllim që kontrollet kufitare të jenë “të nevojshme dhe proporcionale”. Vendet e hapësirës Shengen – Austria, Gjermania, Danimarka, Suedia dhe Norvegjia nga fundi i vitit 2015 filluan me kontrolle kufitare. Në vitin 2015 në Evropë kanë hyrë mbi një milion refugjatë. Pas marrëveshjes mes Turqisë dhe BE-së në mars të vitit 2016 numri i hyrjeve në bazë ditore është ulur në 80.
Ndihmë gjatë realizimit të të drejtave në fushën e shërbimit social, pensional dhe shëndetësor, por edhe mbrojtje nga keqpërdorimi i të drejtave të punëtorëve të shtetasve të Maqedonisë të cilët...
Në një intervist për Lajm TV, i pari i PDSH-së Menduh Thaçi ka folur për mundësinë e bashkëpunimit të partisë që ai udhëheq me partitë tjera opozitare. Sa i përket...
Fundjava e ardhshme festive do të jetë me mot të ndryshueshëm. Mot me diell do të mbajë të premten dhe të shtunën deri pasdite kur pritet rritje e vranësirave dhe...
Intervistë ekskluzive me veprimtarin e dalluar në mërgatë, z.Hamzë Morina, ish kryetar i LAPSH-it, mësues veteran “Përshëndes të gjithë, në veçanti pjesën më të madhe të mërgatës që mbajti gjallë...
Përfaqësuesit e Qendrës ndërkomunale për punë sociale, na informuan se në disa kategori ka ulje të numrit të shfrytëzuesve, shkruan gazeta KOHA. Drejtori i Qendrës në fjalë, Kreshnik Paçuku, na...
Mbi 2 milionë franga dhe 270 mijë euro janë grabitur nga NLB “Tutunska Banka” në Shkup. Rasti është paraqitur në polici nga drejtori i trezorit të kësaj banke me inicialet...
Kryeministri I Republikës së Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se e ashtuquajtura “Platforma e Tiranës” nuk ekziston por vetëm se ka “Deklaratë të shqiptarëve nga Maqedonia” me të cilën Tirana...