Ja në cilat shtete BE-ja e vazhdoi kontrollin kufitar të Shengenit
Bashkimi Evropian (BE) ka marrë vendim me të cilin i lejon Austrisë, Gjermanisë, Danimarkës, Suedisë dhe Norvegjisë, e cila nuk është anëtare e BE-së, por është në hapësirën e Shengenit, që edhe së paku gjashtë muaj të vazhdojnë të zbatojnë kontrollet kufitare për t’u përballur me fluksin e refugjatëve. Këshilli i BE-së pranoi propozimin e Komisionit Evropian që edhe gjashtë muaj të vazhdojë kontrolli kufitar për vendet e zonës Shengen, që skadoi sot sipas vendimit të miratuar më parë. Me vendimin kërkohet nga këto vende që të jenë në koordinim dhe kontakt me vendet fqinje me qëllim që kontrollet kufitare të jenë “të nevojshme dhe proporcionale”. Vendet e hapësirës Shengen – Austria, Gjermania, Danimarka, Suedia dhe Norvegjia nga fundi i vitit 2015 filluan me kontrolle kufitare. Në vitin 2015 në Evropë kanë hyrë mbi një milion refugjatë. Pas marrëveshjes mes Turqisë dhe BE-së në mars të vitit 2016 numri i hyrjeve në bazë ditore është ulur në 80.
E hëna 17 prilli , dita e dytë e Pashkëve sipas kalendarit ortodoks është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë, njoftoi sot Ministria e Punës dhe...
Krizës politike në Maqedoni jo që nuk po i duket fundi, por ajo ndodhet para shpërthimit edhe në aspekt të sigurisë, paralajmërojnë njohësit e çështjeve politike dhe të sigurisë, njofton...
Agjencia e Maqedonisë për Promovimin dhe Mbështetjen e Turizmit (APMT) e prezentoi ofertën turistike të Maqedonisë para 73 ekspozuesve dhe mysafirëve në panairin e parë ndërkombëtarë për turizëm Mediteranian tourism fair...
Shqiptar Oseku ishte duke ecur për në shtëpi, kur papritmas hasi në kaosin e sulmit të së premtes në Stokholm të Suedisë. Më pas ai mori vendim, që së bashku...
I ftuar dje në emisonin e Adi Krastës në TCH, studiuesi Aurel Plasari ka shprehur troç mendimin e tij për George Soros dhe përplasjen e madhe që pati me të...