Ja në cilat shtete BE-ja e vazhdoi kontrollin kufitar të Shengenit
Bashkimi Evropian (BE) ka marrë vendim me të cilin i lejon Austrisë, Gjermanisë, Danimarkës, Suedisë dhe Norvegjisë, e cila nuk është anëtare e BE-së, por është në hapësirën e Shengenit, që edhe së paku gjashtë muaj të vazhdojnë të zbatojnë kontrollet kufitare për t’u përballur me fluksin e refugjatëve. Këshilli i BE-së pranoi propozimin e Komisionit Evropian që edhe gjashtë muaj të vazhdojë kontrolli kufitar për vendet e zonës Shengen, që skadoi sot sipas vendimit të miratuar më parë. Me vendimin kërkohet nga këto vende që të jenë në koordinim dhe kontakt me vendet fqinje me qëllim që kontrollet kufitare të jenë “të nevojshme dhe proporcionale”. Vendet e hapësirës Shengen – Austria, Gjermania, Danimarka, Suedia dhe Norvegjia nga fundi i vitit 2015 filluan me kontrolle kufitare. Në vitin 2015 në Evropë kanë hyrë mbi një milion refugjatë. Pas marrëveshjes mes Turqisë dhe BE-së në mars të vitit 2016 numri i hyrjeve në bazë ditore është ulur në 80.
Shqiptari Toni Sinishtaj ka fituar në kampionatin e sivjetmë të pokerit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Kjo ishte një fushë e vështirë drejt, poshtë, shtrirje, por kam marrë...
Grupi i ekspertëve të UNESCO-s arritën në Ohër, ku do të inspektojnë disa objekte të reja përreth liqenit të Ohrit. Unesko në seancën e 40 në Stamboll ka shprehur shqetësimë...
Kreu i BDI-së Ali Ahmeti në një deklaratë të dhënë para pak çastesh është shprehur tejet pesimist sa i përket zgjidhjes së krizës politike. Ahmeti me këtë rast ka deklaruar...
Asfaltimi i aksit rrugor Opajë-Belanoc-Stanciq shënon fazën përmbyllëse së hapjes së aksit më të ri rrugor në Republikën e Maqedonisë i cili nënkupton edhe krijimin e një lidhjeje të re...
Një ri nga Struga lufton me jetën në Spitalin e Strugës.Sic informojnë dëshmitarët okular 19 vjecarin e e kanë marr ujërat e Drinit të Zi në fshatin Llozhan të Strugës...
Një përfaqësi e zgjeruar nga Komuna e Strugës ka qëndruar në Tiranë, ku ka prezantuar ofertën turistike të rivierës strugane në Panairin Mesdhetar të Turizmit që zhvillohet në Shqipëri .Në...
Agjencia famëkeqe e statistika në Maqedoni po planifikon ti fshijë nga lista shqiptarët e diasporës, të cilët me dërgesat e tyre po e mbajnë gjallë ekonominë e falimentuar të vendit,...