Jankullovskën e turpërojnë, ja tërheqin makinën me marimangë, ja çka ndodhi në Shkup (FOTO)

Edhe kjo i ndodhi ish-ministres së brendshme, Gordana Jankullovska.

Marimanga apo karrotreci i mori makinën e saj dhe ajo edhe pse u mundua të shfrytëzojë autoritetin e saj, punonjësit e ndërmarrjes publike “Parkingjet e Komunës Qendër” nuk përfillën ate, duke theksuar se janë duke respektuar ligjin.

Kjo foto është publikuar nga portalet maqedonase, ku shkruan se Jankullovska duke vrapuar arriti që të pengojë tërheqjen e makinës. Por megjithatë ajo pagoi dënimin që duhet për parkim në vend të gabuar, duke i shpëtuar gjobës prej 45 euro dhe 2000 euro për nxjerrjen e makinës nga parku i makinave të ndërmarrjes së Shkupit.

Ajo ishte parkuar në vendin afër Gjykatës Penale, pasi që ishte paraqitur në gjykatë, shkruan portali Drejtësia.StrugaLajm

Por edhe gjyqi, edhe parkimi nuk i shkuan mirë ish-ministres, e cila është larguar e nxier dhe e revoltuar.

In : Aktuale

Loading...
loading...