“Një ndër miqtë më të mëdhenj të Kosovës, ish-senatori Bob Dole, është nderuar me çmimin më të lartë civil në SHBA, Medaljen e Artë të Kongresit “për shërbimin ndaj vendit”. Senatori legjendar Dol është mik i madh i Kosovës dhe për dekada me radhë ka qenë një ndër mbështetësit më të zellshëm në përpjekjet e Kosovës për liri, pavarësi e demokraci. Bob Dole, ka nisur rezolutën e parë të bërë në Kongresin e SHBA-ve për popullin shqiptar në Jugosllavi në vitin 1986. Në vitin 1990, në kohën e represionit të okupatorëve, ai ka vizituar Kosovën për të parë gjendjen nga afër. duke ndikuar ndjeshëm në ndërkombëtarizimin e çështjes sonë. Prandaj, i përcjell urimet më të mira për këtë çmim të marrë atij, që është hero jo vetëm për popullin amerikan por edhe për popullin shqiptar”.
![StrugaLajm](https://i0.wp.com/strugalajm.com/wp-content/uploads/2019/01/AutoCenter2.gif?resize=445%2C150&ssl=1)