Kosova nuk duhet t’i dorëzojë Luftëtarët e Lirisë!

Të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare e kanë, së paku, një princip, detyrimisht të zbatueshëm, që quhet RECIPROCITET. Politika shqiptare, megjithë batakçillëqet e veta, duhet të dalë me një dekret të përbashkët, jo përpara botës, por përpara popullit të vet: T’i tregojë popullit se sa u ka kushtuar shqiptarëve intervenimi i Natos-s në Kosovë, t’i tregojë popullit, që tokat shqiptare për kompensim, janë shndërruar në çdo pëllëmbë të mundshme, në Baza Ushtarake të këtij gjiganti ushtarak, – rreziqet e të cilave nuk dihet se çfarë çmimi mund të kenë në rast të ndonjë konflikti eventual, luftarak, ndërmjet Nato-s dhe rusisë fashiste.
Shqiptarët janë i vetmi popull në rajon që po përdoret si mish për top, shqiptarët janë i vetmi popull në rruzullin tokësor që durëzoi armët ,,në besë”, tek bashkësia ndërkombëtare, konkretisht, tek forcat ushtarake amerikane, me shpresë se do zbatoheshin të gjitha marrëveshjet paraprake. T’i pyesim tani këta zotërinj që po ngrejnë burgje speciale kundër shqiptarëve: Sa u realizua Marrëveshja e Konçullit, që u nënshkrua nën direktivat dhe nën mbikëqyrjen e tyre! – Sa u realizua Marrëveshja e Ohrit dhe ga lindi ideja dhe kërcënimi për të krijuar ,,republikën serbe” në Kosovë!!! Dhe në fund të pyeten drejtpërdrejt amerikanët: Sa kushton Ishulli i Sazanait, Aeroportri i Gjadrit dhe Bazat e Bonstillit në Kosovë ??? Dhe pas gjithë këtyre ,,shpërblimeve”, pas gjithë këtyre ,,dhuratave”, akoma i kemi borxh ne shqiptarët dikujt që të na kërcënojnë me izolim, siç kërcënuan Shqipërinë gjatë Luftës së Kosovës, që ta mbajnë në dorë Flamurin e Lirisë” vet ata!..
Nuk i kemi borxh askujt, si duket i kemi borxh vetëm mendjes sonë të lehtë, që dhamë gjithë çka patëm për të stabilizuar rajonin e ballkanit dhe tash ,,shpërblehemi” si Skënder Beu nga Roma dikur, si Lidhja e Prizrenit nga Berlini dikur, si Kryengritjet e fillimshekullit të kaluar kundër turqëve, nga Konferencat e Londrës dikur, etj, etj.
Jo më, shqiptarët nuk kanë gjë për të dhënë më, ata duhet t’i vënë gishtin kokës dhe pushkës dhe të kërkojnë me hir ose me pahir atë që ua morën gjatë historisë së djeshme dhe të sotme, armiqtë dhe mbështetësit e tyre! Kosova nuk duhet t’i dorëzojë Luftëtarët e Lirisë!..

Lebit MurtishiStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...

Related Articles