Kryetari i VMRO-DPMNE-së këmbëngulë: Diaspora evidentohet, nuk regjistrohet

Kryetari i partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka përsëritur qëndrimin e tij, se për momentin bëhet kryerje e evidentimit të diasporës, dhe jo regjistrim i saj.

Ai këtë e ka theksuar në intervistën në Klik Plus në TV21. Edhe pse në ligj thuhet diaspora vetregjistrohet, Mickoski thotë se ka vetëm evidentim, pasi që sipas tij, regjistrohet popullsia që jeton në vendin tonë.

“Ne për momentin po bëjmë evidentim të diasporës, pasi popullsia që jeton në vendin tonë, ajo regjistrohet, kjo së paku është edhe në bazë të standardeve të Eurostatit”, tha Mickoski.

Ai si shembull për këtë, e dha edhe atë, pasi thotë, diaspora tashmë është regjistruar në shtetet ku jeton. “Dihet saktë se çfarë do të thotë evidentim i diasporës, dhe çfarë regjistrim”, tha Mickoski.StrugaLajm

Nëse ndodh e kundërta e kësaj, ai thotë, nuk do të pranojmë rezultatet e regjistrimit./TV21

In : Aktuale

Loading...
loading...