Ziadin Sela :Ndarja nga jeta e Anton Sereçit një humbje e madhe

Virusi famëkeq korona, mori edhe jetën e gazetarit dhe atdhetarit të shquar, Anton Sereçit.

Sa herë që përmendej emri i Anton Sereçit, na kujtohej emri dhe vepra e humanistes sonë, Nënë Tereza sepse Antoni bëri më shumë se çdokush tjetër që ne ta njohim më shumë Nënë Terezën, ndërsa të tjerët ta mësojnë dhe ta kuptojnë origjinën e saj shqiptare.

Antoni ishte model i një shqiptari të madh, të mençur e të urtë, një patriot që diti të ndërtojë edhe bashkëpunim ndërfetar, duke e afirmuar denjësisht komunitetin fetar të shqiptarëve katolikë në Maqedoninë e Veriut, të cilin e përfaqësonte.

Ngushëllime familjes dhe miqve të Antonit.StrugaLajm

Prehu në paqe Anton Sereçi!

In : Aktuale

Loading...
loading...