Selami porosi Mickoskit: Ligji garanton regjistrim të diasporës, jo evidentim, mos manipulo!

Zëvendësdrejtori i Entit Shtetëror të Statistikave në Maqedoninë e Veriut, Ilmi Selami i është kundërpërgjigjur deklarimeve të liderit opozitar maqedonas, Hristijan Mickoski, i cili theksoi nuk duhet regjistrim, por evidentim të diasporës.

Ja reagimi i plotë:

Në Ligjin për regjistrim është fare qartë e shkruar se edhe popullata mbrenda shtetit edhe ajo jashtë në diasporë REGJISTROHEN.

Dhe këto dy grupe të popullsisë së regjistruar e përbëjnë NUMRIN E PËRGJITHSHËM TË TË REGJISTRUARVE.StrugaLajm

Deklaratat e tilla të Mickovskit që i përsërit si refren politik se gjoja REGJISTRIMI I DIASPORËS na qenka “evidentim” e jo regjistrim i vleresoj më shumë si sallto politike në funksion të zgjedhjeve të ardhshme lokale dhe ajo që është më e rëndësishme, kanë për qëllim përhapjen e propagandës dhe hutisë e cila do të DEMOTIVONTE Diasporën tonë që të vazhdojë me po të njëjtin vrull të regjistrohet.

Une besoj dhe jam i bindur se kjo vetem se do t’a motivojë edhe më shumë Diasporën tonë që të regjistrohet për t’i përdëftuar Mickovskit dhe sojit të tij se ne jemi gjallë, jemi këtu edhe pse ai nuk dëshiron të na sheh!”, theksoi Selami.(INA)

In : Aktuale

Loading...
loading...