Kujdes, edhe në liqen do u bëhet alkoltesti drejtueséve té varkave!

Kontrollet e kapetanisë së Ohrit kanë zbuluar se disa drejtues të varkave dhe objekteve tjera lundruese vozisin nën ndikim të alkoolit. Edhe në sezonin aktual turistik bëhen testet e këtilla të alkoolit, me qëllim që të rritet siguria në Liqenin e Ohrit. Maksimumi i lejuar i alkoolit në gjak është 0,5 promil. Kjo është diç më shumë se një shishe e madhe e birrës ose një gotë raki.

Ata që do të drejtojnë objekte lundruese në gjendje të alkoolizuar mbi këtë normë, do të ketë sanksione. Nga ajo që e kemi gjetur në terren zbuluam se ka edhe të tillë. Apeli është që të sillen në mënyrë përgjegjëse sepse ky lloj i lundrimit do të thotë se 90 përqind lundrojnë familje dhe pushues që voziten me familje. Nuk ia vlen që të rrezikohen të afërmit me dozë alkooli – deklaroi Goran Ustijanoski, kapedan në Kapetaninë e portit.

Pronarët e varkave pranojnë se është rritur kontrolli, por konfirmojnë se u përmbahen dispozitave ligjore të sigurisë.StrugaLajm

“Ne jemi marinarë dhe mundemi ndonjëherë të pimë një apo dy gota. Por, në shumicën e rasteve u përmbahemi rregullave sepse vozisim fëmijë të vegjël. Është shumë e rëndësishme të dihet moti dhe valët e liqenit. Bëjmë kujdes që t’i shërbejmë në mënyrën më të mirë”, tha Filip Kanevçe, pronar i varkës.

“Ata e kryejnë veprimtarinë e tyre. Përgjigje për personat që konsumojnë alkool do t’u japin ata, unë jo. Nuk duhet të vozitin në gjendje të dehur”, u shpreh Vasill Allçev, pronar i varkës.StrugaLajm

Në vitin 2009-të në ujërat e Liqenit të Ohrit gjatë fundosjes së anijes “Ilinden” jetën e humbën 15 turistë nga Bullgaria ndërsa shtatë tjerë u lënduan, që konsiderohet si tragjedia më e madhe me turistë deri më tani në liqen. Prej atëherë e deri më sot është rritur siguria e përgjithshme në ujërat e liqenit. Objektet lundruese kontrollohen nëse janë të regjistruara për transport të udhëtarëve, nëse kanë licencë për drejtim dhe pajisje sipas rregullave për siguri në ujë, nëse përdoren rripat e shpëtimit dhe nëse drejtuesit e varkave janë nën ndikim të alkoolit./alsat-m

In : Aktuale

Loading...
loading...