Kush ishte, dhe kush është Zoran Zaev!?

Të pa mësuar me risi dhe dorëheqje në shoqëritë tona një veprim i dalluar nga praktika e formuar deri në këtë kohë sigurisht që hap debate në opinionin e gjërë dhe sigurisht që këto debate herë te argumentuara e herë paushalle, por tek e fundit edhe këto kanë vlerat e veta. Nëse i qasemi personalitetit të deri tanishëm të kryeministrit të dorëhequr Zoran Zaev, atëherë vërtet ka se çka të thuhet edhe pse për një kohë jo të gjatë ishte ndër figurat kryesore të politikbërjes në Maqedonin e Veriut. Kur filloi fushatën e quajtur “bombat e sëvrtetës” vërtet duhej guxim i madh per t’i dalë në ballë një pushteti apsolut sic kishte atëherë Nikolla Gruevski. Por, Zaevit nuk i mungoi guximi, por hilja duhet thënë se po. Them këtë të fundit për arsye të thjeshta që i di i gjithë opinioni, në vecanti ai shqiptar sepse kishte doza manipulimi sa i përket rasteve të montuara, e që viktimë ishin shqiptarët dhe që më pas u ndryshua deklarata, u ndryshua qëndrimi dhe për fat të keq nga ato bomba nuk doli gjë për zbardhjen e këtyre rasteve. Aspekt tjetër i këtij procesi ishte se Zaev asnjëherë gjatë asaj periudhe nuk mbeti pa e përmendur edhe Bashkimin Demokratik për Integrim duke insistuar se pjesë sic shprehej ai, e regjimit ishte edhe kjo parti shqiptare, por që për hir të sëvërtetës nga bombat nuk doli as edhe një aferë korruptive e kësaj partie, por dolën përgjime që s’kishin lidhje me afera korruptive, gjë qe nuk ndodhi me partinë maqedone, respektivisht funksionarët e saj të cilët mbetën sikur të kishin qenë engjuj e pa merak! Pas zgjedhjeve po ky Zaev u ul me BDI dhe formuan qeverinë e re edhe pse kjo ndodhi përshkak të numrave, e jo pershkak te deshires se Zaevit, për të bashkëqeverisur me BDI të cilën e kishte akuzuar jo më pak se 8 vite të pushtetit VMRO-BDI. Motoja e gjetur me mjaftë mjeshtri “ nje shoqëri për të gjithë” e Zaevit jo që nuk pati fillimisht jehonë madje edhe tek faktori ndërkombëtar, por edhe ai shqiptar. Për herë të parë një parti me elektorat kryekëput maqedon arriti të thithë një numër jo të vogël të votave të elektoratit shqiptar. Por kjo nuk zgjati shumë sepse ideja e tij”një shoqëri për të gjithë” jo vetëm që ishte e pa përpunuar mirë, jo që ishte e pa elabuar mirë, por edhe përshkak të rezistencës së qarqeve të ndryshme brenda vet LSDM-së te cilët donin vota shqiptare, por s’donin që shqiptarët të kenë vendin e tyre në këtë parti, pavaresisht të emërimit të disa shqiptarëve nëpër funksione të larta shtetërore. Kjo ishte edhe arsyeja që në eloktaratin shqiptar u kuptua mashtrimi I motos “një shoqeri për të gjithë” dhe në zgjedhjet që pasuan numri i votave shqiptare në konton e LSDM-së ishte shumë më I vogël. Derisa vazhdonte koalicioni LSDM-BDI dhe qeveria ishte ende në funksion u shpallën zgjedhjet e parakohshme si rezultat i një deklarate (premtimi) të vet Zaevit se “nëse nuk marrim datë për fillimin e negociatave me BE, atëherë do të doirehiqem”, keshtu edhe ndodhi. Por kjo fushatë vërtet zbuloi se motoja “ një shoqëri për të gjithë” ka qenë një mashtrim, ishte propozimi i BDI-së me iden për kryemninistër shqiptar! Ketu Zaev ra në fushë të minuar dhe nuk arriti të përmbajë veten dhe deklaratat e tij zbuluan ose papjekurin e tij politike, ose brendesine (unin) e tij që kishte arrit ta kontrollojë deri në atë kohë. Deklaratat se “ ata nuk vlejnë as për pesë para” dhe oferta për Mickovskin se “ kushdo që t’i fitojë zgjedhjet të jap, ose me jep deputetet për formim të qeverisë” vetëm vetëm të mos pranohet ideja e BDI-se për kryeministër shqiptar ishte një skandal i vërtet që atij personalisht i kushtoi shumë në xhveshjen e petkut të tij si politikan që ofron gjithë qytetaret . Megjithatë i prirur për të qenë në pushtet, por edhe herë herë duke mos i munguar guximi, Zaevi ka meritat më të mëdha për zgjidhjen e kontestit disa vjecar me Greqine . Këtë e bëri i vetëdishëm për cmimin që do të mund ta paguaj, por i nisur nga ideja e eurointegrimeve dhe presioni i vazhdushëm nga opinion i brendshëm, parasegjithash do të thoja atij shqiptar, Zaev me këtë arriti të fitojë simpatinë e faktorit ndërkombëtar i cili e shperbeleu me anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Pra, Zoran Zaevi mbylli një kapitull që shpesh herë jo vetëm nga opinion i brendshëm, por edhe ai ndërkombëtar shifej si pa zgjidhje . Zaevi arriti të thej barierat 3 dekadëshe sa i takon kontestit me Greqine dhe kjo nuk është që nuk u vleresua nga faktori ndërkombëtar. E arritur tjetër që pa dyshim ka trasuar rrugën për zgjidhjen e kontestit tjeter me Bullgarinë është edhe marrëveshja për fqinjësi mes dy vendeve, cdo zgjidhje e ardhshme në këtë kontest, bazë do ta ketë pikërisht marrëveshjen për fqinjësi të mirë. Kjo dëshmon se ai s’do të jetë kryeministër ,por meritat e tij të cilat asnjëherë nuk u vlerësuan as nga bashkëpunëtorët e tij më të afërt të cilët shfrytëzonin të mirat e pushtetit dhe kritikonin dhe distanocoheshin nga Zevi, do te ndjehen edhe për një kohë në skenën politike në Maqedoninë e Veriut. Thene me një fjalë Zaevi mbeti peng I premtimeve te veta dhe tradhetisë së bashkëpunëtorëve të tij më të afërt. Me gjithë këto Zaev mbetet një ish kryeministër i pa shembullt deri tani për skenën politike në Maqedoni, i cili ka dit ta tejkalojë veten për interesa më të larta të shoqërisë dhe shtetit. Është vështirë të prognozohet se në dekadën e ardhshme do të mund të vij një kryeministër tjeter si ai.StrugaLajm

Blerim HyseniStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...