Kush ishte Nobelisti shqiptar FERID MURADI

Ferid Murati lindi më 14 shtator të vitit 1936 në Whiting, Indiana, ShBA, është studiues shqiptaro-amerikan i mjekësisë, fitues i Çmimit Nobel për mjekësi në vitin 1998.

Mban titullin Doctor Honoris Causa në Universitetin e Evropës Juglindore dhe ne Universitetin e Tiranës. Babai i tij, Xhabir Murat Ejupi, ka lindur në Shqipëri në 1892 dhe ishte më i madhi prej katër fëmijëve. Nëna e tij vdiq kur ai ishte 13 vjeç. Ai dhe familja e tij ishin barinj. Në moshë të re ai iku nga shtëpia për të shitur ëmbëlsira në vendet e Ballkanit. Megjithëse kishte më pak se një vit arsim, ai mësoi të flasë shtatë gjuhë para se të vdiste në 1976, në moshën 84 vjeç.

Ai u takua me një grup të rinjsh të tjerë në Austri dhe sëbashku emigruan në Shtetet e Bashkuara. Një oficer emigracioni në Ellis Island, në gusht të vitit 1913, i kërkoi emrin e tij, dhe pas kësaj oficeri i deklaroi atij që do të jetonte me emrin John Murad dhe kështu vulosi dokumentat e tij. Nuk ishte e pazakonshme që të kenë ndryshuar emrat e shkurtuar mbi emigracionin. Pasi një periudhe të shkurtër kohe duke punuar në mullinj çeliku dhe fabrika në Cleveland dhe Detroit, ai u vendos në Çikago, ku kishte disa miq. Karriera e tij ishte mjaft e larmishme dhe edhe pse ai kurrë nuk e pranoi atë, disa prej kolegëve të tij thoshin se ai ishte i dashuruar me automobilat.

Ferid Murati ka laboratorin e tij në Azi ku meret me zbulime të ilaceve të ndryshme për sëmundje tashmë të pashërueshme. Njëherit informojmë se Murati është zbulues i viagrës.

Nëna e Ferid Muratit, Henrietta Josephine Boëman, u lind në vitin 1918 në Alton, Illinois dhe ishte e treta nga gjashtë fëmijët e mbijetuar të Elizabeth Lillian dhe Andrea Orvie Boëman. Gjyshja e tij ishte grua e dashur dhe e mrekullueshme. Nëna e tij bëri vetëm disa vjet shkollë dhe e la sepse i duhej të ndihmonte nënën e vëllezërit e motrat e saj më të vegjël, ndërsa nëna e saj dhe dy motrat më të mëdhaja shkonin për të punuar. Gjyshi i tij ishte marangoz që në përgjithësi punonte me kohë të pjesshme dhe shpesh shpenzonte paratë e tij të pakta në bare dhe lokale para se të shkonte në shtëpi. Varfëria në fëmijëri dhe edukimi minimal i të dy prindërve të tij ndikoi shumë tek Ferid Murati dhe vëllezërit e tij më të vegjël në arsimimin e tyre dhe zgjedhjen të karrierës. Një vëlla i tij u bë dentist dhe tjetri profesor i antropologjisë me shkallë të doktoraturës.StrugaLajm

Sonte ka ndërruar jetë nobelisti me famë botërore Ferid Murad, me origjinë nga Gostivari, i cili jetoi dhe veproi në SHBA, përcjell TS.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar i afërmi i tij në rrjetin social të facebook-ut.

“Sot pushoi se rahuri zemra e njerit nder figurat me te medheja te kombit Shqiptar . Nobelistit tone dr Ferid Murad . Pushofshe ne paqe miku im Zoti te bekofte”, shkruan Ceka.

In : Aktuale

Loading...
loading...